Home / Kronika / Pasuria e Pezës, Gjykata e Lartë heq një nga dy sekuestrot

Pasuria e Pezës, Gjykata e Lartë heq një nga dy sekuestrot

Gjykata e Lartë rrezoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për politikanin socialist Alfred Peza, kërkesë e cila shkoi atje për shkak të statusit të tij si deputet. Kolegji Penal nuk i ka zbardhur argumentet ku e mbështet verdiktin, ndërsa organi qëndror i akuzës e ka nën hetim deputetin për dyshimet se ka fshehur pasurinë duke pastruar para.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë vjen një muaj pas një vendimi të Gjykatës së Krimeve të Rënda për sekuestro preventive, urdhëruar sipas ligjit Antimafia, sipas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime nga organi qëndror i akzuës sqarojnë se dy vendimet për pasuritë e Pezës bazohen në dy kërkesa të ndryshme të këtij institucioni. Njëra e bazuar në hetimin në themel të deputetit, që u shqyrtua nga Gjykata e Lartë; dhe tjetra sipas ligjit Antimafia, që është tek Krimet e Rënda dhe që sipas ligjit ia ngarkon të dyshuarit barrën e provës mbi burimin e aseteve.

Hetimet për deputetin Peza nisën pas artikujve në media për blerjen e aksioneve në një bankë të nivelit të dytë nga bashkëshortja e tij me vlerën e 1.13 milidardë lekëve. Por për të njëjtat asete janë në fuqi tashmë dy vendime, njëri i shkallës së parë, sipas të cilit Peza dhe bashkëshortja e tij nuk i justifikojnë pasuritë dhe tjetra që rrëzon sekuestron në një kohë që për llogari të kësaj të dytes i takon Prokurorisë së Përgjithshme të faktojë me prova dyshimet.

I kontaktuar nga Top Channel, deputeti Peza nuk e komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila, siç thonë burimet brenda trupës gjyqësore, ka dhënë vendim unanim kundër prokurorisë me të pesë anëtarët e Kolegjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.