Ekonomia

Shmangia e punësimit fiktiv në fason uli pagesat e papunësisë në vitin 2016

Viti 2016 shënoi numrin më të ulët të përfituesve nga skema e papunësisë që nga krijimi i tij. Në total, në të gjithë vendin, u llogaritën 3,709 përfitues. Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punës, fondi i kursyer ishte 310 milionë lekë. Në fillim të vitit 2016 u parashikuan rreth 1 miliard lekë, por u shpenzuan 690 milionë lekë.

Ky kursim erdhi për shkak të ndryshimeve në bazën ligjore të miratuara në fillim të vitit të kaluar. Përmes tyre u shtua kohëzgjatja e përfitimit, kjo më parë varej nga periudha e derdhjes së kontributeve në sigurimet shoqërore e si rrjedhim shmangen futjet dhe daljet fiktive nga skema e pagesës së papunësisë të punonjësve nga subjektet, sidomos ata fason.

Programet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesin financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, zvogëlimit të aktivitetit etj., duke lehtësuar sadopak përpjekjet e tyre drejt punësimit.

Aktualisht këto shërbime kryhen në zbatim të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore dhe është po ashtu respektim i së drejtës së shtetasve rezidentë në Shqipëri për “Mbështetje në të ardhura të garantuar nga ligji për nxitjen e punësimit”.

Të drejtën për të përfituar e kanë të gjithë personat, që janë të siguruar në sigurimet shoqërore dhe për ta është kontribuar sigurim për papunësinë në jo më pak se 12 muaj dhe se janë të vërtetuar nga ZP se janë të papunë dhe pranojnë të kualifikohen dhe rikualifikohen nuk marrin përfitime të tjera nga Ligji i Sigurimeve Shoqërore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për këtë program çdo vit merr pjesën e kryesore te totali i buxhetit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button