☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.10 ▲2.2%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,117 ▲ +1.54% ETH $2,362 ▲ +1.96% XRP $1.3293 ▲ +1.97% SOL $102.4200 ▲ +2.3%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Historike, Tuzi shpallet komunë më vete. E dyta pas Ulqinit

Parlamenti i Malit të Zi, në një votim historik për shqiptarët atje, ka votuar pasditen e së enjtes për shpalljen e Tuzit, komunë me të drejta të plota. Ishte një e drejtë që shqiptarët e Tuzit e kërkonin prej 27 vitesh dhe që u ishte mohuar.
Ky lajm bëhet i ditur për Top Channel nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.
Në votim kanë marrë pjesë 42 deputetë, nga 81 që ka Parlamenti, dhe me 42 voto pro Tuzi shpallet Komunë.
Në votim nuk ka marrë pjesë opozita serbe dhe koalicioni “Çelsi”, një formacion me disa parti malazeze, por sipas deputetit shqiptar në Parlamentin malazez, Nik Gjeloshaj ajo që nuk pritej ishte mosmarrja pjesë në votim e deputetit shqiptar, Dritan Abazoviç, që është pjesë e koalicionit “Çelsi”.
Projektligji për Tuzin Komunë është votuar nga Partia Demokracia Sociale e Milo Gjukanoviçit, që ka shumicën në Parlament dhe koalicioni i partive shqiptare “Forca” dhe “Alternativa Shqiptare” e “UDSH”.
Tuzi varej nga Bashkia e Podgoricës dhe, prej më shumë se një çerekshekulli, popullsia shqiptare dhe faktori politik shqiptar në Mal të Zi kërkonin që të ishin një komunë më vete me të drejta të plota. Tashmë pas Ulqinit, Tuzi është komuna e dytë me shumicë shqiptare në territorin e Malit të Zi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.