Bota

Putin: Jam i gatshëm të provoj se Trump nuk i ka dhënë kurrë informacione sekrete Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Moska është e gatshme të japë incizimet nga takimi në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Donald Trump dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas raportimeve se në këtë takim, Trump ka deklaruar informacione të klasifikuara.

Putin i bëri këto komente në një konferencë për media në Moskë, gjatë vizitës së kryeministrit italian në Rusi.

“Nëse administrata në SHBA e konsideron të mundshme, ne jemi të gatshëm që t’ua japim regjistrimin e bisedës së Lavrovit me Trumpit”, ligjëvënësve në SHBA, tha Putin. “Sigurisht, nëse administrata amerikane e dëshiron një gjë të tillë”, ka shtuar ai.

Duke cituar zyrtarë anonim, mediat në SHBA më 15 maj kanë raportuar se Trump ka deklaruar informacione të klasifikuara të siguruara nga një aleat i SHBA-së, gjatë takimit që pati me Lavrovin më 10 maj.

Putin tha se Shtetet e Bashkuara po kalojnë nëpër një periudhë të rritjes së “skizofrenisë politike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button