Home / Kronika / Vodhën 11 lopë në një fermë, arrestohen 3 autorët

Vodhën 11 lopë në një fermë, arrestohen 3 autorët

Policia e Vlorës finalizon operacionin e koduar “Trubulli” , ku ka arreëstuar 3 shtetas për vjedhje në bashkëpunim, me qëllim përvetësimin e parave midis njëri-tjetrit.  Në pranga kanë rënë shtetasit  Barjam Xhelaj, 61 vjeç, Ilir Meraj, 38 vjeç dhe Gëzim Shahaj, 63 vjeç. Personat e lartpërmendur më datë 15 maj 2017, në fshatin Mërtiraj të Selenicës, dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur 11 lopë në stallën e shtetasit P.I., 34 vjeç, me banim në këtë fshat. Si rezultat i këtij operacioni, pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, më datë 18 maj 2017 është bërë e mundur identifikimi i menjëhershëm, kapja dhe ndalimi i shtetasve të mësipërm, si autorët e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Në bazë të hetimeve të kryera, ka rezultuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë vjedhur krerët e lopëve, i kanë transportuar ato me ndihmën e automjetit tip Furgon me targë AA 309 GJ në pronësi të shtetasit Ilir Meraj, duke i strehuar në një vend të posaçëm pranë banesës së shtetasit Gëzim Shahaj në fshatin Peshtan të Fierit. Policia ka gjetur 8 lopë si dhe ka bllokuar mjetin tip Furgon. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: