Home / Kosova / Veseli e Haradinaj shfaqen bashkë në vendlindjen e kandidatit të LDK’së për Kryeministër

Veseli e Haradinaj shfaqen bashkë në vendlindjen e kandidatit të LDK’së për Kryeministër

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj kanë bërë paraqitjen e dytë publike, bashkë, pas koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA. Ata në hapësirat e një fabrike në Rahovec kanë bashkëbiseduar me një grup qytetaresh dhe ndërmarrës të kësaj komune.

E pikërisht, Rahoveci është komuna prej nga vjen kundërkandidati i Ramush Haradinajt për kryeministër nga koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti.

Ajo që bie në sy, nga kjo paraqitje e dy krerëve të PDK’së dhe AAK’së, është edhe flamuri kombëtarë që ndodhet në prapavijë të tyre, krahas atij të Kosovës.

Në këtë bashkëbisedim në Rahovec, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, në rast së qytetarët me 11 qershor votojnë koalicionin që kandidon me Ramush Haradinajn për Kryeministër.

Ai tha se i ushtrisë do të jetë vendimi i parë i qeverisë PDK-AAK-NISMA.

Për këtë tubim parazgjedhor ka njoftuar në facebook, kreu i PDK’së, Kadri Veseli.

“Është koha për një ekip udhëheqës të aftë të marrë vendime, të arrijë rezultate dhe ta çojë Kosovën përpara më shpejt”, ka shkruar ai.

“Pikërisht në fabrikën “Osa”, në Rahovec, e specializuar për ftohje-ngrohje dhe ventilim, e udhëhequr nga e mrekullueshmja zonja Sadbere Osa, ritheksova se ekipi ynë i udhëhequr nga unë dhe Ramushi do të investojë në bizneset e Kosovës, do t’i fuqizojë gratë dhe të rinjtë, do ta integrojë vendin në BE dhe në NATO. #FillimiRi”, shkruan Veseli në facebook, duke shpërndarë edhe fotografi nga takimi.

“Duhet të investojmë në Kosovë në zhvillimin ekonomik, ky është qëllimi ynë. Ne duhet të lëvizim përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Vendimmarrja e parë duhet të jetë transformimi i FSK në ushtri të Kosovës. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur të jem sot me mikun tim dhe kryeministrin e ardhshëm Ramush Haradinaj, bashkë do të jemi edhe më 11 qershor ku do të kemi një nga fitoret më të mëdha. Nga data 12 qershor ne do të fillojmë të kryejmë përgjegjësitë tona”, ka thënë Veseli.

Leave a Reply

%d bloggers like this: