☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,875 ▼ -0.28% ETH $2,335 ▼ -0.88% XRP $1.4356 ▲ +0.08% SOL $86.4800 ▼ -0.08%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
19 Apr 2026
Breaking
Politika

Gjinushi: Tom Doshi do kandidojë. Listat tona janë miratuar nga KQZ

Prokruroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ për kandidimin e Tom Doshit si deputet në siglën e social-demokratëve.
Prokurorja e sektorit të dekriminalizimit, Rovena Gashi ka vendosur që Doshi të përfshihet në ndalimet e këtij ligji.
Por për kryetarin e Partisë Social-demokrate, Skënder Gjinushi, Doshin nuk e pengon asnjë gjë që të kandidojë. Gjinushi thotë për Top-Channel se, lista e kandidatëve të PSD në Shkodër është miratuar me vendim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Sipas tij, Doshi ka deklaruar vetë një dënim të vitit 1990, që është parashkruar dhe rehabilituar me kohë.
“Lista e PSD për qarkun e Shkodrës është miratuar nga KQZ dhe Doshi është kandidat zyrtar me vendim të KQZ-së, që ka marrë formë të prerë e që s’mund ta cënojë askush. Kjo është marrë duke shqyrtuar atë që vetë Toma ka deklaruar, një dënim të vitit ’90, që ka të bëjë me prishjen e bashkëjetesës socialiste”, deklaron Gjinushi.
Gjinushi thotë se Tom Doshi është kandidat i ligjshëm, ndërkohë që beson se lajmi i përhapur është ndonjë lapsus si pasojë e verifikimeve të shumta që bën organi i akuzës.
“Uroj të mos ketë pasur dashakeqësi, por të ketë qenë një rastësi nga shqyrtimet e panumërta të bëra, sepse Doshi është kandidat i ligjshëm dhe nuk ka asnjë pengesë”, thotë Gjinushi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.