Home / Bota / Dokumentar për jetën e Putinit: 5 herë kanë tentuar të më vrasin

Dokumentar për jetën e Putinit: 5 herë kanë tentuar të më vrasin

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar në një dokumentar të regjisorit amerikan Oliver Stone, se ka shpëtuar nga disa tentativa për vrasje ndaj tij. Ky dokumentar do të transmetohet gjatë këtij muaji në një televizion kabllor në Amerikë.

Në dokumentarin me katër seri të titulluar “Intervistat e Putinit”, regjisori Stone ka thënë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar për rreth pesë përpjekje të pasuksesshme për të vrarë Putinin.

Stone ka shtuar se “mënyra e parë e vrasjes” është gjithmonë “përpjekja për t’u inkuadruar si pjesëtar i sigurisë së presidentit”.

Por Putin ka thënë se për të është thelbësore që të besojë në ekipin e tij të sigurisë.

Stone po ashtu i ka kërkuar Putinit që të bëjë të ditur se cili mendon që do të jetë fati i tij në të ardhmen.

“Vetëm Zoti e di fatin tonë, timin dhe tuajin”, ka deklaruar Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.