Ekonomia

Nis fshirja automatike e detyrimeve për mosdeklarim në afat, vetëm dje përfituan 105 mijë subjekte

Në zbatim të ligjit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit” dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vijon me implementimin dhe zbatimin korrekt të ligjit.

Gjatë ditës së djeshme, Tatimet njoftojnë se kanë përfituar nga fshirja automatike, rreth 105,047 tatimpagues si në status aktiv edhe në atë pasiv, të cilët kanë pasur në ngarkim gjoba për deklarim të vonuar të deklaratave tatimore, të tilla si:

  • Deklarata individuale vjetore e të ardhurave
  • Deklarata të TVSH-së
  • Deklarata për destinimin e fitimit
  • Listëpagesë e TAP
  • Deklaratë Tatim Fitimi/Tatim i Thjeshtuar i Fitimit etj.

Tatimet kanë ftuar të gjithë tatimpaguesit të kontrollojnë llogarinë e tyre elektronike për të konfirmuar nëse kanë përfituar nga kjo fshirje.

Nëse tatimpaguesit vlerësojnë se përfitojnë nga kjo falje dhe nuk konstatojnë fshirjen e gjobave në llogarinë e tyre, të kontaktojnë pranë zyrave të shërbimit të tatimpaguesve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën edhe një herë thirrje të gjithë tatimpaguesve të dorëzojnë deri më 30 qershor çdo deklaratë të padorëzuar më parë, në mënyrë që të përfitojnë nga fshirja automatike e penaliteteve për to.

Procesi i fshirjes automatike do të vijojë hap pas hapi me çdo zë që parashikon legjislacioni në fjalë.

Për çdo rast, tatimpaguesit do të duhet të konsultohen me legjislacionin lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja. Informacioni i plotë i ligjit dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave gjenden të publikuara në faqen zyrtare të tatimeve www.tatime.gov.al në rubrikën “Legjislacioni”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button