Home / Bota / Kinë, vriten 7 persona nga një shpërthim në çerdhe

Kinë, vriten 7 persona nga një shpërthim në çerdhe

Një shpërthim i fuqishëm përpara një çerdheje në lindje të Kinës u ka marrë jetën 7 personave, e ka plagosur gati 60 të tjerë.

Nuk dihet ende nëse mes të vdekurve ka edhe fëmijë. Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende, por në vend ka pasur mjaft episode të ngjashme, pasojë e moszbatimit të rregullave të sigurisë.

Në rrjetet sociale shkruhet se, episodi fatkeq mund të ketë qenë pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një dyqan “fast food”-i aty pranë.

Ngjarja ndodhi në kohën kur prindërit kishin mbërritur të merrnin fëmijët në orët e pasdrekës.

Dy persona vdiqën në vend dhe 5 të tjerë ndërruan jetë në spital. Mësohet se 9 prej të lënduarve janë në gjendje kritike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: