Home / Bota / Trump anulon marrëveshjen e Obamës me Kubën

Trump anulon marrëveshjen e Obamës me Kubën

Donald Trump përmbys një tjetër marrëveshje të firmosur nga paraardhësi i tij Barak Obama, atë të lehtësimit të marrëdhënieve tregtare me Kubën, e cila parashikonte te finalizohej me heqjen e embargos mbi 50-vjeçare.

“Po anuloj marrëveshjen totalisht të njëanshme të administratës së kaluar me Kubën. Lehtësimi i sannksioneve të udhëtimit dhe tregtisë nuk ndihmon  popullin kubanez, por vetëm sa pasuron regjimin e Kubës.”

Presidenti Trump nuk bëri asnjë dallim midis sistemit të vjetër mizor të Fidel Kastros dhe atij të vëllait të tij, Raul.

Qëndirmi i administratës Trump ishte një nga premtimet e bëra nga presidenti në fushatë ndaj komunitetit kubanez në SHBA.

Nuk vonoi reagimi i Havanës zyrtare që e cilësoi anulimin e lëvizjen e Trump një retorikë armike e ngjashme me atë të “Luftës së Ftohtë”.

Sidoqoftë urdhri i ri i presidentit Trump nuk rrafshon gjithçka kishte ndërtuar Obama. Ambasada e SHBA-ve në Kubë, e përuruar në vitin 2015, do të qëndrojë e hapur.

Ashpërsimi i marrëdhënieve me Kubën është akti i radhës i ndryshimit të vijës politike mes Trump dhe ish-presidentit Obama.

Vetëm pak javë më parë, Trump nxori SHBA-të nga marrëveshja e Parisit për klimën, çka u kundërshtua fort nga fuqitë ndërkombëtare dhe aktivistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.