Home / Bota / Spanjë, urdhërohet zhvarrosja e Salvador Dali

Spanjë, urdhërohet zhvarrosja e Salvador Dali

Një gjykatës në Madrid urdhëroi zhvarrosjen e eshtrave të piktori surealist, Salvador Dali, në mënyrë që të merren kampionë ADN-je, pas pretendimeve të një gruaje nga veriu i Spanjës së është vajza e tij.

Gjykata tha se, pretendimi për atësinë është bërë nga Maria Pilar Abel, nga qyteti verilindor i Gironës.

Gjykata tha se kampionët e ADN-së janë e vetmja mënyrë për të bërë një krahasim gjenetik me Dali, në mungesë të mbetjeve të tjera biologjike apo personale.

Abel, e lindur në vitin 1956, pretendon se nëna e saj pati një lidhje intime me piktorin në vitet ’50, ndërsa punonte për familjen e tij.

Gazeta spanjolle “El Pais” shkruan se Abel lufton që prej vitit 2007, që Dali të njihet si babai i saj.

Në një intervistë të vitit 2015, ajo deklaroi se kishte bërë 3 teste ADN-je, por nuk kishte marrë kurrë rezultatet.

Sipas gjykatës, pa një kampion tjetër për t’u krahasuar, kjo është e zorshme, prandaj u urdhërua zhvarrimi i eshtrave të Dali, që ndërroi jetë në vitin 1989.

Leave a Reply

Your email address will not be published.