Libri

Shkrimtari që nuk i dihet varri

Një vepër e re nga At Anton Harapi At Anton Harapi nuk është një emër i njohur vetëm në historinë e Kishës shqiptare, por dhe një personazh I rëndësishëm i letrave dhe mendimit shqip.

Botimet Françeskane sapo kanë nxjerrë nga shtypi veprën “Naltimi i ndërgjegjes kombtare”, një përmbledhje e shkrimeve në prozë e At Anton Harapit, botuar në revistën Hylli I Dritës, si dhe disa shkrime të botuar në gazetën Ora e maleve në vitet 1923-1924. Më herët shkrimet publicistike të At Anton Harapit janë botuar nën kujdesin e prof Aurel Plasarit, në vitin 1999.

Mendimi estetik dhe filozofik i tij vazhdon të shërbejë sot si një mënyrë për të intepretuar kulturën tonë kombëtare.

Pas studimeve për teologji në Austri e Romë ai kthehet në Shqipëri më 1910 dhe shugurohet meshtar. Gjatë viteve 1912-1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malazese e serbe ai i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan.

Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit L. von Berthold dhe Ismail bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën.

Por At Anton Harapi kujtohet dhe për fatin e tij të trishtë në histori. Ne ende sot nuk e dimë ku prehet trupi I tij.

Pas hyrjes së komunizmit fati i tij ndryshoi përgjithmonë. I përpiktë me jetën shpirtërore, dhe i rreptë me trupin e tij, dashamirë me të gjithë njerëzit që takonte, qe një ndër klerikët më të ditur që e nderoi Kishën dhe atdheun me shkrime dhe vepra. Ishte një ndër katër “Regjentët” emëruar në krye të shtetit gjatë pushtimit gjerman. Pas largimit të pushtuesve duke menduar se regjimit do të rrëzohej shpejt u strehua në Plan të Dukagjinit.

Pas kërkimeve të rrepta komunistët e gjetën duke u lutur dhe i vunë prangat menjëherë. Për gati gjashtë muaj qëndroi në birucat e hetuesisë në Tiranë, duke u torturuar prej xhelatëve komunistë. U dënua padrejtësisht dhe u pushkatua mbrëmjen e 14 shkurtit në orën 18.30. Eshtrat e tij janë ende në një gropë të panjohur diku në rrethinat e Tiranës.

Related Articles

Comente

  1. TURP TE KENE VRAN NEJ TE DITUR NJE POET QE PER KOHEN ISHTE PACIFIST … DHE MBRONTE DONTE POPULLIN ….NUK MUND TE VRITEJ NJE TIP KAQ I MIREFILLTE ….. VETEM NJE COBAN NJE KATIL MUND TE BEJE NJE GJE TE TILLE …..JO NJE SHQIPTAR ..NJE SERB GREK TURK ….LE TE PERGJIGJET NEXHMIJE HOXHA KU I KA ESHTRAT I GJORI …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button