Home / Kronika / E rëndë në Vlorë/ Mbyten tre të rinj, djali hyri në ujë të shpëtonte 2 vajzat

E rëndë në Vlorë/ Mbyten tre të rinj, djali hyri në ujë të shpëtonte 2 vajzat

Tre persona janë mbytur pasditen e sotme në plazhin e Zvernecit . Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14 e 30.

Të tre trupat e të mbyturve janë nxjerrë nga deti. Viktimat janë dy vajza nga Vlora dhe një djalë nga Maqedonia. Dy vajzat kishin lidhje familjare me njëra-tjetrën.

Mësohet se mosha e tyre është nga 20 deri në 30 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake mësohet  djali kishte hyrë në det për të ndihmuar vajzat por ngjarja ka rezultuar fatale për të tre.

Në një lidhje telefonike për Report TV gazetari Armand Xhelili bëri me dije se në zonën ku ka ndodhur ngjarja mungojnë kullat e vrojtimit.

Policia bën me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 14 e 30 pranë zonës së Portonovës.

 “Më datë 16.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.
Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit – femër dhe një tjetër i seksit – mashkull.Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur.

Po punon për identitetet e tyre të plota,” thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethamave të ngjarjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: