Bota

Erdogan kërkesë komunitetit mysliman për të vizituar dhe mbrojtur Jeruzalemin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u kërkoi sot myslimanëve në mbarë botën për të vizituar dhe mbrojtur Jeruzalemin, pas konfrontimeve të dhunshme që lidhen me instalimin nga ana e Izraelit të detektorëve metalikë në hyrje të Malit të Tempullit.

“Dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve tanë dhe myslimanëve në mbarë botën, që të gjithë ata që kanë mundësi të kryejnë një vizitë në Jeruzalem, në Xhaminë Al-Aqsa”, deklaroi Erdogan. “Ejani të mbrojmë të gjithë sëbashku Jeruzalemin”, shtoi ai.

Autoritetet izraelite instaluan detektorë metalikë në hyrje të Malit të Tempullit pas vrasjes më 14 korrik të dy policëve izraelitë nga tre shtetas arabë izraelitë.

Në formë kundërpërgjigje, ky veprim u shoqërua me protesta kundër detektorëve, ku u shënuan konfrontime fizike mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë izraelite me vrasjen e pesë palestinezëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button