Home / Kronika / 1500 masa administrative për shkelje dhe 100 leje drejtimi të pezulluara

1500 masa administrative për shkelje dhe 100 leje drejtimi të pezulluara

Drejtoria e Policisë Rrugore, Nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, monitoroi dhe koordinoi strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike dhe kryesisht qarkullimin në akset rrugore, në kuadër të masave të sezonit turistik veror.

Në një njoftim për shtyp, policia informon se nga ora 08.00-12.00 situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset që përshkojnë zonat verore turistike ka patur fluks të lartë lëvizje deri rreth orës 10.00. Në disa akse rrugore kryesore , është angazhuar edhe FNSH, e patrullat e rendit.

“Shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të planizuara në akset kryesore kombëtare, por edhe shërbimet e tjera në qendrat e banuara, janë duke kryer kontrolle në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së trafikut Në akset rrugore të mëposhtme Policia rrugore po kryen kontrolle me patrulla me aparatet radare ne versionin “automatik” për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë limitet dhe normat e shpejtësisë të lejuara: Tiranë – Elbasan, Durrës – Kavajë, Maminas – Gjiri i Lalëzit, Milot – Mirditë, Milot – Lezhë Elbasan Peqin, Elbasan – Librazhd, Fier – Vlorë, Fier –Tepelenë”, sqaron policia.

KESHILLA PËR DITËN E SOTME DHE NESËR PËR DREJTUESIT E MJETEVE QE QARKULLOJNË SIDOMOS NE ZONAT BREGDETARE DHE TURISTIKE

  1. Përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskos shpëton jetën në rast përfshirje në aksidente rrugore

  2. Përdorimi i alkoolit, përveçse është “telash” i pandreqshëm për drejtuesit e mjeteve në rast se konstatohet nga shërbimet e policisë rrugore. Minimumi është pezullimi i leje drejtimit dhe maksimumi është ndjekje penale për ata që konstatohen në gjendje të dehur.

  3. Qarkullimi me shpejtësi të moderuar dhe brenda normave të lejuara të shpejtësisë. Radaret janë në gatishmëri dhe deri tani janë pezulluar rreth 40 leje drejtimi për “pilotët” e rrugëve, ndërkohë që janë vendosur 67 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë deri në 20km/orë më shumë se normat e lejuara ose se sistemi i sinjalizimit

4. Drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar mbrëmë natën sot duhet të bëjnë kujdes të pushojnë dhe të jenë të çlodhur në timon: lodhja dhe pagjumësia shpesh herë ka qenë shkak për aksidentet rrugore.

  1. Parakalimet e gabuara përveçse janë shkak kryesor për aksidentet rrugore, në momentin e konstatimit nga Policia rrugore mund të jenë një gjobë e kripur për drejtuesit e “paduruar” të mjeteve.

Në mjaft raste kjo masë shoqërohet edhe me pezullim të leje drejtimit. Deri tani janë vendosur mbi 1500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.