Home / Bota / Rusi, 3 të vrarë gjatë seancës gjyqësore të një bande kriminale

Rusi, 3 të vrarë gjatë seancës gjyqësore të një bande kriminale

Të paktën tre të vdekur janë raportuar nga të shtënat me armë në Gjykatën e Rajoneve në Moskë. Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, por mediat raportojnë se të shtënat kanë qenë gjatë seancës gjyqësore të një bande kriminale.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tha se janë dëgjuar rreth 20 të shtëna me armë. Ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga Natalia Osipova, zëdhënësja e shtypit të gjykatës, por ajo nuk dha më shumë detaje.

Pas ngjarjes forcat e policisë kanë evakuuar gjykatën ku ndodhi incidenti i rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.