Bota

Klima, SHBA e zyrtarizon: Gati për marrëveshje më të favorshme

Shtetet e Bashkuara i kanë nisur një komunikatë OKB-së, si mbajtësi i marrëveshjes së Parisit, ku konfirmojnë qëllimin e tërheqjes së tyre nga marrëveshja sapo tu jepet mundësia.

SHBA, lexohet në komunikatë, janë të gatshëm të riangazhohen, nëse përcaktohen kushte më të favorshme në vend, kompanive, punëtorëve dhe taksapaguesve.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin një qasje të balancuar ndaj politikave mbi klimën që ulin emisionet duke promovuar rritjen ekonomike dhe duke garantuar sigurinë energjitike”, vijon më tej komunikata e Departamentit të Shtetit.

SHBA do të vazhdojnë “të reduktojnë emisionin e efektit serrë, përmes risive teknologjike, duke punuar me vendet e tjera për ti ndihmuar të përdorin lëndë djegëse fosile në formën më të pastër dhe më efiçente”.

Më tej thuhet se do të vazhdojnë të marrin pjesë në negociata dhe mbledhje ndërkombëtare mbi ndryshimet klimaterike, përfshi dhe atë për zbatimin e marrëveshjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button