Bota

Bannon, pas shkarkimit: Do të luftoj për axhendën e Trump

Ish-kryestrategu i Donald Trump zotohet se do të luftojë kundër kundërshtarëve të politikave të Presidentit pas shkarkimit nga posti në Shtëpinë e Bardhë.
Steve Bannon, i cili i është rikthyer detyrës së tij si shef i uebsajtit konservator “Breitbart News” tha se do të luftonte për axhendën me të cilën Trump fitoi zgjedhjet. “Tani jam i lirë. I mora sërish armët në duar. Jam “Bannon barbari” dhe do ta shtyp opozitën”, deklaroi ish-këshilltari i lartë i Trump në një intervistë për “Weekly Standard”.
Nacionalisti i djathtë dhe ish-kreu i breitbart.com njihet si personi që e ndihmoi Donald Trumpin të siguronte fitoren në zgjedhje e është përplasur çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të avancuar pikëpamjet e tij radikale lidhur me tregtinë në kuadër të motos “Amerika e para”. Por, gjatë këtyre muajve ai pati kontradikta me figura të tjera të fuqishme në ekipin e ndihmësve të Presidentit, që e akuzojnë 63-vjeçarin për pikëpamje antisemitike e të supremacisë së bardhë.
Bannon është i fundit në radhën e bashkëpunëtorëve të Trumpit që largohet nga ekipi i Shtëpisë së Bardhë. Mediat sugjerojnë se numri një i Uashingtonit u vu nën presion për të shkarkuar Bannonin pas dhunës së shpërthyer në Sharlotsvill të Virxhinias, fundjavën e kaluar.
Presidenti amerikan nxiti spekulimet për largimin e mundshëm të tij gjatë konferencës më herët gjatë javës, kur e vlerësoi ish-kryestrategun si një “person të mirë” dhe joracist, por ai shtoi se “mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button