Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni: Shkarkohet prokurori publik Marko Zvërlevski

Maqedoni: Shkarkohet prokurori publik Marko Zvërlevski

Parlamenti më në fund e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko Zvërlevski pa praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE, që e konsiderojnë shkarkimin antilogjr.

Parlamenti më në fund e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko Zvërlevsk, me 64 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim gjatë votimit, në Parlament nuk ishin prezent deputetët e VMRO-DPMNE-së, sepse sipas tyre, shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevskit, është antiligjor dhe i pa pranueshëm për ta. Ilija Dimovski nga VMRO- DPMNE e cilësoi si veprim kundërligjor shkarkimin e Zvërlevskit. Duke iu referuar mendimit të Komisionit Antikorrupsion, i cili gjithashtu doli në mbrojtje të Zvërlevskit, Dimovski tha se përgjegjësia për mosrespektimin e vendimit të këtij komisioni bie mbi Parlamentin.

“Deri më tani shumë herë ka pasur mendime nga Komisioni për Antikorrupsion që është sjellë në Parlament, të cilat Parlamenti i ka respektuar. Vendimi juaj që të mos respektohet mendimi i Komisionit Antikorrupsion është përgjegjësia juaj”, u shpreh Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Me shkarkimin e prokurorit fillojnë reformat në drejtësi

Shkarkimin e Zvërlevskit, LSDM-ja e cilësoi si hap i parë drejt reformave në sistemin gjyqësor. Petre Shilegov tha se prokurori i ri shtetëror do të zgjidhet në bazë të kritereve profesionale dhe jo në bazë të lidhjeve partiake.

“Shkarkimi i Marko Zvrlevskit e shënon fillimin e reformave në gjyqësor, të cilat do të sjellin drejtësi për të gjithë. Ky është hapi i parë i fillimit të funksionimit të një sistemi të pavarur dhe profesional gjyqësor. Procedura për rizgjedhjen e prokurorit të ri, mesa di unë, duhet të fillojë, por megjithatë në bazë të procedurave nuk besoj se mund të arrijmë ta zgjedhim para zgjedhjeve lokale”, thotë Petre Shilegov nga LSDM-ja.

Ahmeti: Kemi nevojë për drejtësi të pavarur

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se kanë pasur rezerva rreth drejtësisë së gjykatës për raste të caktuara, por që shkarkimi i prokurorit shtetëror Marko Zvërlevskit është hap i mirë drejt reformave në gjyqësor, të cilat do t’i kënaqnin qytetarët e Maqedonisë dhe partnerët tanë ndërkombëtare.

“Ne duam që gjyqet të jenë transparente pa ngarkesa etnike, kemi vërejtur deri më tani që në këtë drejtim ka pasur shumë hapësirë për të dyshuar që gjërat nuk janë mirë, kështu që ne kërkojmë transparencë dhe për opinionin të jenë të bindshëm për çdo vendim që do të ndërrmeret”, theksoi Ahmeti.

Reformat në gjyqësor duhet të jenë gjithëpërfshirëse

Për ekspertin Bekim Kadriu, shkarkimi i Marko Zvërlevskit ishte hapi i parë i domosdoshëm drejt reformave në gjyqësor. Ai thotë, se reformat në pushtetin gjyqësor nënkuptojnë shumë gjëra e jo vetëm shkarimin e Zvërlevskit. Sipas tij: “Reformat në pushtetin gjyqësor nënkuptojnë më shumë gjëra e jo vetëm shkarkimin e Zvërlevskit, nënkuptojnë eventualisht edhe ndryshime të legjislacionit, ndryshimit të këshillit gjyqësor, por sidoqoftë çdo reformë ose çdo rrugëtim i gjatë fillon me hapin e parë, shkarkimi i Zvërlevskit ishte hapi i parë i domosdoshëm”, deklaroi profesor Bekim Kadriu.

Analisti Faton Aliti thotë, se pikërisht shkarkimi i kryeprokurorit është edhe nyja kyçe, e cila do ta zhbllokojë gjyqësorin dhe shtetin që deri më tani ka qenë i kapur. “Shkarkimi i Prokurorit Republikan Zvërlevski sigurisht se do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të funksionimit të shtetit të së drejtës. Ai është hallka kryesore e zinxhirit, i cili e ka kapur gjygjësinë dhe shtetin në përgjithësi”, thotë Aliti.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski thotë se debati për propozim të prokurorit të ri publik do të vihet më 22 gusht në seancë qeveritare që ai të miratohet nga Qeveria e Maqedonisë dhe më pas t’i propozohet Parlamentit të Maqedonisë.

“Prokurori Publik i ri do të jetë person profesionist dhe me përvojë në fushën e jurispodencës, i pavarur dhe që do të punojë për të mirën e qytetarëve. Më 22 gusht qeveria e Maqedonisë do ta shqyrtojë propozimin për prokurorin e ri publik dhe do të vendos për të. Pasi të hapet konkursi, kandidatët do të shqyrtohen nga Këshilli i Prokurorëve, i cili edhe do të japë mendim për ata. Përzgjedhja e prokurorit të ri publik bëhet me 61 vota”, ka sqaruar zëdhënësi i qeverisë Mile  Boshnjakovski.

Leave a Reply

%d bloggers like this: