Home / Kronika / Festa e Kurban Bajramit. Falet namazi në sheshin “Skënderbej”

Festa e Kurban Bajramit. Falet namazi në sheshin “Skënderbej”

Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën që në orët e para të së premtes në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin e festës së Kurban Bajramit.

Përpara besimtarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, bëri thirrje për më shumë dashuri dhe solidaritet mes njëri-tjetrit: “Allahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanit, por përkushtimi që kemi për të. Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin dhe duke ndarë mishin e Kurbanit me njerëzit në nevojë, jemi më afër pëlqimit të Zotit”.

Ndërsa për Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, kjo festë ka një rëndësi shumë të madhe në këto kohë: “Një nga ditët e madhërimit të Zotit, por jo të atij falsifikimit që përcillet në media, siç janë vrasjet dhe masakrimet duke thirrur “Allahu ekber”. E kundërta, Zoti është më i madhi në pushtetin absolut dhe në demonstrimin e drejtësisë së tij me njeriun në sipërfaqen e Tokës”.

Në këtë ditë, besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë. E për t’ju përmbajtur kësaj fryme solidariteti, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur që drekën e Kurban Bajramit ta shtrojë për të moshuarit që jetojnë në azilin e pleqve në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.