Amerika

Të paktën tetë të vdekur ku gjashtë fëmijë në Florida

wwNjë burr vrau vjazën e tij dhe gjashtë fëmijë të vegjël me një armë zjarri, para se të vriste veten në Florida, njoftoi sot policia lokale gjatë një konference për shtyp.

Sipas policisë, “fëmijët ishin të moshës tre deri në 10 vjeç”.

I dyshuari, i identifikuar si Don Charles Spirit i moshës 51 vjeçare, lajmëroi vetë me telefon shërbimet e urgjencës, por kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, ai kishte vrarë veten, njoftoi sherifi i qarkut të Gilshrist (veri të Floridas), Robert Schultz.

“Nuk kam parë asnjë gjë të tillë. Ky qark, ky komunitet do të tronditen pas një veprimi të tillë. Është një qark i vogël, ne i përkasim të gjithë të njëjtës familje”, deklaroi ai, duke theksuar se një hetim është duke u zhvilluar që mund të japë më shumë detaje mbi këtë çështje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button