Sporti ne bote

Champions League: Grupi G, pa shumë histori

Grupi G i Champions League  hyn në raundin e fundit të ndeshjeve me të katër skuadrat që kanë njohur fatet e tyre. Crvena Zvezda e elminuar nga çdo kompeticion, me vetëm një pikë të grumbulluar do të përballet me Manchester City-n në stadiumin Rajko Mitić, kampionët e Anglisë kanë siguruar vendin e parë, andaj do të udhëtojnë në Serbi me komoditetin e duhur.

Ekipet angleze kanë ndjerë gjithashtu presionin e atmosferës armiqësore, me bardhekuqtë që në 11 përballje kanë humbur vetëm tre përballje në shtëpi me gjashtë fitore e dy barazime.

Qytetarët  kanë motivimin e duhur për të mbrojtur serinë e tyre prej 19 ndeshjesh të pamposhtur në kompeticionet europiane me 14 fitore e 5 barazime, që aktualisht shërben si rekord për një klub anglez.

Ndoshta Leipzig dhe Young Boys do të preferonin pak pushim në vend që të luanin këtë përballje të parëndësishme. Leipzig në vendin e dytë po përgatitet për paraqitjen e tyre të katërt në 1/8 e Champions në pesë sezone.

Young Boys ka siguruar Europa League pas fitores 2-0 ndaj Crvena Zvezdës, megjithatë prapaskena e bujshme është fakti që klubi nuk ka rinovuar ende kontratën e trajnerit  Raphawl Wicky, kontratë e cila skadon në qershor të vitit 2024.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button