☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 90.94 ▲0.69%
ARI 4,507 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,311 ▲ +0.9% ETH $2,171 ▲ +0.74% XRP $1.4160 ▲ +0.09% SOL $91.6000 ▲ +0.67%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 90.94 ▲0.69 % ARI 4,507 ▼1 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 90.94 ▲0.69 % ARI 4,507 ▼1 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

​Dokumente të arkivit të Turqisë kthehen në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka prezantuar në mënyrë të digjitalizuar afër 170 dokumente të historisë shekullore të qytetit, të ruajtura në Turqi.

Arkivi i Stambollit është duke digjitalizuar dokumentet e vjetra të cilat do të jenë pronë e arkivit të Kosovës në mënyrë të digjitalizuar.

Kështu tha drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi, në konferencën e mbajtur të premten, me ç’rast u prezantuan një numër i vogël dokumentesh që tashmë gjenden në Kosovë.

Ai u shpreh se deri më tani janë digjitalizuar 9817 dokumente, ndërsa, në Prishtinë kanë ardhur 169 dokumente.

“Të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me emërtim të Prishtinës, kopja e tyre elektronike ose kopja e tyre digjitale do të transferohet në Arkivin Komunal, me ç’rast ne e pasurojmë edhe më shumë arkivin tonë dhe e hapim një kapitull të ri në zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm në komunën tonë. Të gjitha këto dokumente të cilat i keni parë, aq sa ka arrit Arkivi i Stambollit me na përgatitë gjatë vizitës në Stamboll, vetëm një CD e kemi me gjithsej 36 dosje. Kemi marrë 36 dosje me 169 fletë dhe të gjitha ato dokumente kanë të bëjnë me periudhën e caktuara prej 1322 deri në vitin 1912. Unë jam duke folur vetëm për ato dokumente që tashmë i kemi marrë ”, tha ai, duke shtuar se gjatë muajit korrik pritet të kenë dosjen digjitale të plotë me dokumentet që i takojnë Komunës së Prishtinës.

Nushi theksoi faktin se Arkivi Komunal i Prishtinës posedon dokumente prej vitit 1945 deri në ditët e sotme. Ndërsa tha se fakti se ky arkiv do të pasurohet edhe me dokumente më të vjetra është i një rëndësie të veçantë për historinë e qytetit.

“Arkivi ynë komunal, të gjitha dokumentet e veta që aktualisht i posedon, i posedon dokumentet për periudhën kohore prej vitit 1945 deri në ditët e sotme, por jo edhe para vitit 1945. Prandaj vet fakti që do t’i marrim këto dokumente në formë digjitale do ta pasuron jashtëzakonisht shumë dhe do ta ngrit nivelin e interesimit të studiuesve shkencor në të ardhmen për Arkivin Komunal tonin. … Po ashtu, kam informacione edhe se ka pasur regjistrim të popullsisë që do të jetë me vlerë jashtëzakonisht të madhe historike të shohim se si ka shkuar trendi demografik që nga periudha otomane e deri në ditët e sotme ”, u shpreh ai.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka hapur një vegëz në faqen komunale ku qytetarët mund të shohin dhe të shkarkojnë dokumentet e vjetra të digjitalizuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.