Kosova

​Lekaj lirohet nga arresti shtëpiak

Deputetit të AAK-së Pal Lekaj i është hequr masa e arrestit shtëpiak. Kjo masë atij i është zëvendësuar me paraqitje në stacion policor.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress avokati i Lekajt, Arianit Koci.

Sipas tij, sot gjykata ka vendosur që deputetit Lekaj t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe në vend të saj i është caktuar që çdo javë të paraqitet në stacion policor.

Pal Lekaj ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që në Kuvend kishte gjuajtur gaz lotsjellës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button