Kronika

Policia e Tiranës nis implementimin e projektit ICARO

Me iniciativë të Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, mbështetur nga misioni PAMECA IV, ka filluar inplementimi i projektit ICARO, në të gjitha shkollat e mesme të përgjithshme të Tiranës.

IMG_8709Ne kuader te ketij projekti, do të prezantohet në çdo shkollë filmi Young Europe, “Rini europiane” dhe në total do të përfshihen në këtë projekt 4620 nxënës, vetëm klasat e 11 – dhjeta, të cilët do të marrin së shpejti lejen e drejtimit.

IMG_8807Projekti ICARO do të japë një impakt në zgjimin  e ndërgjegjës për zbatimin e ligjit dhe normave në drejtim të sigurisë rrugore, përçuar kjo në publik në vecanti nga brezi i ri, si një gjeneratë e cila ka ambicie te ndërtojë një të ardhme premtuese me më tepër siguri rrugore dhe sjellje e qëndrim ligjzbatues në këtë drejtim.

Një risi në këtë fushatë sensibilizimi do të jenë të ftuar përfaqësues të artit, kulturës dhe sportit shqiptar, të cilët do të japin mesazhe sensibilizimi për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, të shoqëruar me drejtues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Iniciativa të tilla të përbashkëta do të nxitin bashkëpunimin e aktiv ndër – institucional ndërmjet policisë, komunitetit dhe sitetimit arsimor për të rritur sigurinë rrugore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button