10 gjëra që duhet t‘i dini për Lojërat Paralimpike
Dy javë pas Lojërave Olimpike fillojnë në Rio Lojërat e XV-ta Paralimpike. Në disa aspekte, lojërat për sportistët me aftësi të kufizuara janë edhe më të mëdha se sa Lojërat Olimpike. Por, problemet janë të ngjashme
Më shumë gara se në Olimpiadë
306 gara në 17 ditë është bilanci olimpik në Rio. 528 gara brenda dymbëdhjetë ditëve deri më 18 shtator priten në garat paralimpike. Kjo sepse në varësi të aftësive të kufizuara ka klasa të ndryshme vlerësimi. Gjithsej janë të përfaqësuara 23 disiplina, për herë të parë marrin pjesë parakanuistët dhe para-atletët.
Rekorde të reja
4350 atletë do të marrin pjesë në Rio, pothuajse njëmbëdhjetë herë më shumë se në premierën Paralimpike të vitit 1960 në Romë. Edhe me vendet pjesëmarrëse ka një rekord: nga 176 vende vijnë fillestarët. Shoqata Botërore IPC parashikon rreth katër miliardë shikues televiziv gjatë lojërave. Televizoni gjerman do të transmetojë rreth 75 orë transmetim të drejtpërdrejtë.
Konfuzioni i klasifkimeve
Nuk është e lehtë të mbahet një pasqyrë e saktë në paraolimpikë. Kjo për shkak të të ashtuquajturave kategori të dëmit me një total prej dhjetë klasifikimeve. Vetëm në 100 metra sprint për meshkuj ka pasur 15 fitues paralimpik në Lojërat Parlimpike më 2012-ën në Londër. Mbajtësi i rekordit me 10.57 sekonda në klasën “T43” është braziliani Alan Oliveira me dy këmbët protezë.
Një betejë materialesh
Lojërat Paralimpike gjithnjë e më shumë po duken si një garë armatimi. Më shumë se në Olimpiadë atletëve paralimpikë u duhen pajisje dhe ndihma teknike. 18 ton materiale janë në dispozicion dhe 15.000 artikuj si p.sh.: 1100 goma për karriget me rrota dhe 300 këmbë protezë. Për riparimet punon një ekip prej 100 mekanikësh nga 31 vende, të cilët duhet të kryejnë deri në 2.000 procese në ditë.
Vendet e industrializuara në avantazh
Kostot për materiale nuk mund t’i përballojë çdo vend. Përveç faktit që sporti për njerëzit me aftësi të kufizuara nuk vlerësohet kudo njësoj, shumë klube nuk mund t’i sigurojnë pajisjet e posaçme, që kushtojnë shumë. Për këtë arsye vendet e industrializuara marrin më shumë medalje. Rreth 8000 Euro kushton p.sh. proteza e Markus Rehm (kërcim së gjati), që mban rekordin botëror me 8.40 m.a
Paraja mungon
Të kushtueshme janë lojërat edhe për vendet organizatore. Ekonomisë së dobësuar braziliane i duhet ta mbështesë Para-olimpiadën me 55 milionë Euro nga fondet publike, sepse buxheti i planifikuar nuk mjafton. Numri i punëtorëve, i cili ishte planifikuar fillimisht me 25.000, aktualisht është reduktuar ndjeshëm. Presidenti i IPC-së Philip Craven flet për “momentin më të keq” të historisë Paralimpike.
Stadiumet bosh
Një arsye për hendekun në buxhet është shitja jo e mjaftueshme e biletave. Pas Olimpiadës, janë shitur vetëm 300.000 nga 2.4 milionë bileta parlimpike. Tani do të duhej të ndryshonte shitja e biletave: Më shumë se 1.5 milionë bileta parashikohet të shiten, deklaron IPC-ja. Por njëlloj si në Olimpiadë edhe radhët e stadiumeve në garat Paralimpike rrezikojnë të mbeten bosh.
Shanset gjermane
Ekipi gjerman ka gjithsej 155 atletë në start. Në shumë disiplina atletët gjerman njihen si kandidat për medalje edhe për arsye se ata mbështeten mirë në këtë vend. Gjermania qëndron zë vendin e tretë me gjithsej 1450 medalje pas Shteteve të Bashkuara (2066) dhe Britanisë së Madhe (1643). Në Londër, ekipi gjerman u rendit i teti në tabelën e medaljeve.
Edhe këtu përdoret doping
Karl Quade, shefi i misionit të ekipit gjerman nuk do “ta verë dorën në zjarr” sa i përket dopingut. Edhe këtu ka doping: si në trupi, por edhe me pajisjet sportive (“Tech-doping”), madje disa mashtrojnë edhe në klasifikime. Në fund të fundit: IPC-ja ka dhënë një sinjal të qartë me përjashtimin e plotë të Rusisë për manipulimet me doping me dijeninë e shtetit.
Ku janë rrathët olimpikë?
Në Rio janë çmontuar tashmë rrathët olimpikë dhe në vend të tyre Agitos, simboli i Paralimpikës. Në vend të pesë rrathëve olimpikë që nga viti 2004 qëndrojnë tre Agitos (latinisht për “unë po lëviz”) për lojërat e atletëve me aftësi të kufizuara.