10-mujori-Sistemi bankar 7.9 mld lekë fitime
Sistemi bankar në vend shënoi rezultate financiare mjaft pozitiv edhe për 10-mujorin, e vitit 2014, me një fitim prej 7.9 miliardë lekësh ose 56.5 milionë euro, bëri të ditur Shoqata Shqiptare e Bankave.
Një zhvillim pozitiv erdhi edhe në drejtim të cilësisë së portofolit të kredisë. Niveli i kredive me probleme u ul lehtë në 24.7%, nga 25% që kishte qënë në Shtator. Sistemi bankar konfirmoi një rezultat të lartë financiar edhe për muajin Tetor.
Kjo shifër tregon një rënie të lehtë krahasuar me fitimet e 9-mujorit, por është gjithsesi një rezultat shumë më i mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur sistemi bankar rezultonte me humbje.
Shkalla e kredive me problem u ul lehtë në 24.7%, nga 25% që kishte qënë në fund të Shtatorit. Ndonëse shkalla e kredive me probleme ngelet e lartë, prej rreth një viti ky tregues së paku është stabilizuar, me një ndikim të dukshëm edhe në përfitueshmërinë e sistemit.
Në tërësi, këtë vit sistemi bankar po shfaq përmirësim në treguesit më të rëndëisishëm të veprimtarisë, si niveli i përfitueshmërisë apo kthimi i rritjes së kredisë.