10 orë ‘luftë’ protestues-polici, ekskavatorët heqin gurët nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’
Ka zgjatur rreth 10 orë protesta të dielën në Tiranë, me akte të rënda dhune përfshirë djegien e komisariatit numër 3 ku mbetën të lënduar 10 efektivë.Në mbrëmje një fadromë ka hequr gurët e trotuarit nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ që janë janë përdorur masivisht nga protestuesit për të qëlluar në drejtim të policise, por edhe pjesën tjetër të pllakave të mbetura me qëllim që të shmanget përdorimimi i mëtejshëm i tyre.
Në orët e mbrëmjes policia reagoi edhe lidhur me incidentin e regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu, një grup protestuesish të maskuar është futur në ambientet e jashtme të godinës për t’i shpëtuar ndjekjes policore, duke vijuar sulmin ndaj efektivëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.