☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.39 ▲0.3%
ARI 4,475 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,070 ▼ -1.28% ETH $2,145 ▼ -0.75% XRP $1.4091 ▼ -2.07% SOL $90.0400 ▼ -2.04%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Sporti

10 vite pa ”holandezin fluturues”

Johan Cruyff, i lindur më 25 prill 1947 në Amsterdam, ishte  sulmuesi i famshëm holandez i futbollit, i njohur ndryshe edhe si ”holandezi fluturues” për shkak të lojës së tij të shoqëruar nga një imagjinatë e jashtëzakonshme, sipas britannica.com.

Ai fitoi shumë çmime, përfshirë Futbollistin Evropian të Vitit (1971, 1973 dhe 1974), ekuivalenti i Topit të Artë.

Cruyff u bashkua me skuadrën e zhvillimit të të rinjve të klubit të futbollit ”Ajax” të Amsterdamit kur ishte 10 vjeç.

Ai ishte 17 vjeç kur debutoi me ekipin e të rriturve. Pasi ndihmoi ”Ajaxin” të fitonte gjashtë tituj kampionati, katër kupa kombëtare dhe tre Kupa të Klubeve Kampione Evropiane (tani të njohura si Liga e Kampionëve UEFA, ai u transferua te ”FC Barcelona” në vitin 1973. I drejtuar nga Cruyff, ”Barcelona” fitoi kampionatin e Ligës Spanjolle në vitin 1974 dhe doli nënkampione në vitet 1976 dhe 1977.

Cruyff me temperament të jashtëzakonshëm, së bashku me Franz Beckenbauer të Gjermanisë Perëndimore, konsiderohej si lojtari më i mirë në botë në një epokë kur loja evropiane dominohej nga “futbolli total”, një stil loje i zhvilluar nga trajneri holandez Rinus Michels që theksonte aftësitë e gjithanshme, shkathtësinë dhe kreativitetin.

Cruyff debutoi me ekipin kombëtar holandez kur ishte 19 vjeç dhe shënoi 33 gola në 48 ndeshje ndërkombëtare.

Në turneun e Kupës së Botës 1974, skuadra holandeze, e udhëhequr nga Cruyff dhe përfshirë Johan Neeskens dhe Ruud Krol, dha një shfaqje të paharrueshme të futbollit total.

Nga viti 1979 deri në vitin 1980, Cruyff luajti me disa skuadra amerikane, duke përfshirë ”Los Angeles Aztecs” dhe ”Washington Diplomats”, dhe u emërtua si Lojtari Më i Vlefshëm i Ligës së Futbollit të Amerikës së Veriut në vitin 1979.

Ai u kthye te ”Ajax” në vitin 1981, por dy vjet më vonë iu bashkua ekipit rival ”Feyenoord” pas një mosmarrëveshjeje kontrate. Atje ai fitoi kampionatin e tij të nëntë holandez dhe kupën e pestë kombëtare. Pasi u tërhoq si lojtar në vitin 1984, Cruyff drejtoi ”Ajax” (1987) dhe ”Barcelonën” (1989) drejt Kupës së Fituesve të Kupave Evropiane.

Në vitin 1992 ai e udhëhoqi ”Barcelonën” drejt Kupës së Klubeve Kampione Evropiane dhe Superkupës UEFA, por u shkarkua në vitin 1996. Ai u rikthye në stol në vitin 2009 për të drejtuar ekipin kombëtar katalanas, një pozicion që e mbajti deri në vitin 2013.

Cruyff ishte gjithashtu i përfshirë në filantropi. Ai themeloi si një organizatë jofitimprurëse për të inkurajuar fëmijët të marrin pjesë në sport ashtu edhe institutin ”Johan Cruyff”, i cili ofron arsim në menaxhimin e sporteve.

Cruyff vdiq më 24 mars 2016, i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje me kancerin e mushkërive.

Hiri i tij u shpërnda në kopshtin e shtëpisë së tij verore, në El Montanya./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.