10 zakone të përditshme që do t’ju përmirësojnë jetën
Jeta sipas ëndrrave tuaja mund të realizohet lehtësisht nëse ndiqni disa praktika, të cilat do t’ju çlirojnë nga stresi dhe do t’ju udhëheqin për nga produktiviteti
Nxitjet e çastit nuk funksionojnë gjithnjë dhe për shumë kohë. Ju duhet të krijoni një stil jetese që drejtohet kah gjërave që dëshironi të arrini në jetë. Nuk është gjithnjë e vështirë, nëse duke krijuar një zinxhir praktikash e shpërndani ngarkesën e gjërave që duhen bërë dhe të atyre që doni të bëni.
Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të kaloni nga faza e planeve në atë të realizimit të qëllimeve. Ju do të kuptoni më mirë si të qëndroni të motivuar, si të rrisni efikasitetin, si të arrini lumturinë në zyrë dhe si të jeni sa më tërheqës për nga tiparet e karakterit.
Më poshtë janë 10 praktikat që duhen përqafuar për të përmirësuar jetën tuaj:
- Mos u fiksoni me mënyrën e arritjes së diçkaje
Shpeshherë, gjetja e mënyrës së duhur se si do ta arrini diçka mund të jetë faza kyçe dhe më e vështirë e planifikimit të zhvillimit të karrierës suaj, për këtë arsye mos lejoni që kjo pengesë t’ju bëhet barrierë për realizimin.
Përqendrohuni më tepër tek ideja që keni dhe tek ajo që doni të arrini dhe pasi ta keni kuptuar sa më mirë, kaloni në fazën e shkëmbimit të ideve me të tjerët dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Asnjëherë nuk do të arrini të zhvilloheni plotësisht nëse mbeteni te mënyra se “si” duhet bërë diçka.
- Investoni në veshjen e duhur
Nëse doni të dukeni si një profesionist në fushën tuaj, duhet të investoni në veshjet që ju përshtaten. Në këtë rast ju vjen në ndihmë qepja me porosi. Pavarësisht se mund të duket arrogante, e vërteta është se kjo ju shton vlerë në prezantimin te të tjerët dhe do të kuptoni se pamja e jashtme është një plus më tepër në arritjen e atyre që dëshironi.
- Meditoni
Meditimi mund të pakësojë stresin, të përmirësojë përqendrimin tuaj dhe të shtojë lumturinë. Por ju nuk mund të shisni gjithçka që zotëroni dhe të meditoni në një shpellë. Meditimi mund të jetë gjithçka. Që nga çasti kur po lani duart deri te një shitje e gjatë në autobus. Përqendrohuni tek ato që po bëni dhe mendoni thellësisht për veten dhe jetën tuaj.
- Blini një tavolinë të ngritur
Ne të gjithë kemi dëgjuar lajmet se sa keq është të qëndrosh ulur gjithë ditën. Disa thonë madje se është edhe më keq sesa duhani. Ju mund të provoni tavolinat e ngritura të punës si një mënyrë alternative. Kërkoni sa më shumë mënyra për të shtuar produktivitetin tuaj.
- Fikni pajisjet elektronike
Merrni pak kohë për të jetuar jetën sa më qetësisht dhe sa më natyrshëm. Për këtë, fikni pajisjet elektronike që ju shpërqendrojnë vazhdimisht dhe të cilat kërkojnë vëmendjen tuaj. Jeta është më shumë nga bota virtuale dhe zbatimi i një praktike të tillë padyshim që do t’ju ndihmojë shumë në jetë. Përpiquni të bëni të njëjtën gjë me njerëzit që ju rrethojnë, pasi do të keni kohë më cilësore me njëri-tjetrin.
- Zgjohuni herët
Të gjithëve na shijon gjumi i mëngjesit, por në fakt zgjimi herët mund të sjellë shumë të mira të cilat i humbim duke fjetur shumë. Natyrisht që nuk duhet ta pakësoni kohën e gjumit, por programojeni atë më herët. Vëreni alarmin e zgjimit herët dhe përpiquni të shfrytëzoni çdo energji tuajën që nga fillimi i ditës.
Hapat e parë të një zakoni të ri mund të jenë të vështira, por me kalimin e kohës, do të kuptoni se është gjëja më produktive që keni bërë.
- Lexoni më tepër
Leximi mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve, në zgjerimin e gramatikës dhe madje në ekspozimin tuaj ndaj mënyrave të ndryshme të mendimit. Nëse mendoni se nuk keni kohë të lexoni, shkarkoni libra audio dhe dëgjojini, ndërkohë që po bëni aktivitete të tjera. Nëse librat audio ju duken të papërshtatshëm, atëherë dëgjoni transmetime edukuese ose biseda të TED.
- Jetoni në një qytet të ndryshëm të paktën një herë në jetë
Udhëtimet ju hapin mendjen ndaj mentaliteteve të reja dhe mënyrave të ndryshme të funksionimit të jetës. Sa më shumë të udhëtoni, aq më të lumtur do të jeni. Kulturat e tjera do t’ju zgjerojnë horizontin dhe do t’ju bëjnë të besoni se sa të pafundme janë mundësitë.
Jetoni të paktën një herë në jetë në një qytet tjetër për t’u përballur me pafundësinë e gjërave dhe do të kuptoni se çasti duhet rrëmbyer dhe shfrytëzuar.
- Shkruani
Ndajini mendimet tuaja për t’i kuptuar ato më mirë. Hapni një blog ose shkruani në ditar. Ju mund ta përdorni shkrimin si një mënyrë ideale për të reklamuar veten dhe do të kuptoni shumë shpejt se sa mirë është kur i ndani mendimet tuaja me botën.
- Mos jini shumë vetëmbrojtës
Nëse nuk e lejoni veten të përballet me kritika, atëherë do ta keni të vështirë të rriteni përtej këtij profili. Në vend që ta mbroni atë që bëni, përpiquni të përballeni me mendimet e të tjerëve dhe të zgjidhni më të mirën. Nga çastet e dobësisë më të madhe mund të lindë një e ardhme e shkëlqyer.