Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.15 ▼0.11%
ARI 4,538 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,954 ▲ +0.9% ETH $2,140 ▲ +0.38% XRP $1.3830 ▲ +1.16% SOL $86.9100 ▲ +2.44%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.15 ▼0.11 % ARI 4,538 ▲0.06 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.15 ▼0.11 % ARI 4,538 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Politika

100 milion euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

Ndërsa këtë të enjte, më 21 maj, pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare, një nga çështjet që do të hidhet për votim është kredia për projektin “Porta e Alpeve”, një nga programet më të rëndësishme strategjike për transformimin e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, me financim nga Banka Europiane e Investimeve dhe qeveria shqiptare.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka folur për këtë projekt në një postim në rrjetet sociale, ku e konsideron si një nga nismat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe modernizimin urban të rajonit.

Sipas tij, programi përfaqëson një hap të madh drejt kthimit të Shkodrës në një qendër moderne europiane, me turizëm të zhvilluar gjatë gjithë vitit dhe me standarde bashkëkohore infrastrukturore.

“Ky program prej 100 milion eurosh përfaqeson një hap të madh përpara në vizionin tonë për ta kthyer Shkodrën në një rajon me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, turizëm në të gjitha stinët e vitit dhe standarde urbane europiane.

Pas një periudhe të gjatë përgatitore, nisur qe ne dhjetor 2023, dhe me një punë shumë profesionale, Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, kemi arritur të ndërtojmë një paketë projektesh transformuese që do të ndryshojnë mënyrën si lëvizim, jetojmë dhe zhvillojmë ekonominë dhe turizmin në rajonin tonë”, shkruan Beci.

Transformimi i bulevardit kryesor të Shkodrës (Sheshi Demokracia-Rrethrrotullimi I bypass) në një korridor të gjelbër dhe multimodal, me më shumë hapësira për këmbësorët, biçikletat, transportin publik dhe gjelbërimin urban, duke lidhur qendrën historike të qytetit me parkun e ri në hyjre, liqenin dhe zonat rekreative.

Përfundimi i korridorit rrugor Shkodër–Velipojë, me standarde moderne dhe anashkalim të qendrave të banuara, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt me bregdetin dhe duke forcuar lidhjet rajonale drejt Shëngjinit dhe në perspektivë me Ulqinin.

Modernizimi i transportit urban me 17 autobusë elektrikë, zgjerim të linjave në qytet dhe lidhje të dedikuara me Shirokën, Zogajn dhe Kalanë e Rozafës, si një alternativë moderne dhe e qëndrueshme ndaj përdorimit të automjeteve private.

Krijimi i një rruge unike biçikletash prej mbi 80 kilometrash, që lidh liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe Velipojën me qytetin dhe me itinerare të tjera drejt Alpeve dhe Nënshkodrës, duke krijuar një produkt të ri turistik dhe rekreativ për të gjithë rajonin.

Zhvillimi i Sistemit të Muzeve të Shkodrës, ku muzeumet, itineraret urbane dhe hapësirat publike lidhen në një rrjet të integruar kulturor dhe turistik, duke e kthyer qytetin në një “muze të hapur” dhe duke forcuar identitetin kulturor të Shkodrës. Do të kemi muzeun e qytetit, muzeun dhe galerinë e arteve, dhe një muze histrik te Shtëpia e Oso Kukës të rinovuar duke  vënë sic duhet në pah trashengiminë tonë të pasur turistike.

Investime të tjera në parkime publike për të përmirësuar organizimin urban, aksesin dhe menaxhimin e trafikut në qytet dhe zonat turistike.

Këto projekte sipas Becit, përfaqësojnë brezin e ri të investimeve strategjike për Shkodrën dhe do të kontribuojnë në “transformimin e qytetit tonë një qendër moderne europiane”.

Ai falenderon qeverinë Shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shkodrës si edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar përgjatë gjithë kësaj periudhe për ta çuar përpara këtë vizion zhvillimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.