☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.81 ▲3.18%
ARI 4,482 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,010 ▼ -0.55% ETH $1,984 ▼ -0.53% XRP $1.3276 ▼ -0.45% SOL $81.4100 ▼ -0.79%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

100 vjet nga beteja e Galipolit, Australia dhe Zelanda e Re përkujtojnë të rënët

Australia dhe Zelanda e Re kanë nisur këtë të shtunë një seri ceremonisht përkujtimore për ushtarët e dy vendeve që luftuan në Galipoli kundër Turqisë, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Vlerësohet se mbi 11 mijë e 400 trupa nga dy vendet humbën jetën gjatë operacionit ushtarak në gadishullin në fjalë. Filimisht një shërbim përkujtimor u mbajt atje, në të cilin morën pjesë zyrtarë të lartë, ndërsa australianë indigjenë performuan ritet lokale.

Kryeministri australian Tony Abbott u shpreh në këtë ceremoni se, trupat australiane që morën pjesë në këtë betejë ishin themeluesit e vërtetë të vendit të tyre.

“Ushtarët e atëhershëm dhanë më të mirën që mund të jepej në atë kohë. Tani, na lini neve të japim maksimumin tonë”, tha Abbott.

Në të njëjtën linjë, kryeministri i Zelandës së Re, John Key tha se vendi i tij rrallë herë është parë si agresor, por si i tillë u konsiderua nga turqit otomanë në vitin 1915.

Key tha se, Galipoli nxorri në pah karakteristikat më të mira të australianëve dhe zelandezëve, sidomos kur ata punojnë krah për krah ndaj kundërshtarëve të përbashkët.

Pasi dështuan me sulmet detare, Aleatët e Luftës së Parë Botërore u përpoqën të pushtonin Kostandinopojën, siç njihej atëherë Stambolli i sotëm, përmes një sulmi tokësor nga gadishulli i Galipolit.

Sulmi filloi pikërisht 25 prillin e vitit 1915. Rreth 131 mijë vetë, prej të cilëve 45 mijë forca aleate dhe 86 mijë nga Turqia, humbën jetën gjatë fushatës ushtarake. Mes viktimave ishin edhe 25 mijë ushtarë britanikë dhe 10 mijë francezë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.