🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 81.36 ▼1.31%
ARI 3,573 ▼3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,699 ▼ -3.44% ETH $1,748 ▼ -3.34% XRP $0.9570 ▼ -3.15% SOL $72.2200 ▼ -3.15%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.36 ▼1.31 % ARI 3,573 ▼3.05 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.36 ▼1.31 % ARI 3,573 ▼3.05 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kronika

12 kg kanabis nga Anglia / 30 mijë euro drogë në treg. Njëri në pranga, tjetri arratiset

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Antidrogës së Tiranës, i koduar “Risia”, ku u sekuestruan mbi 12 kilogramë kanabis në formë xhelatine.

Lënda narkotike dyshohet se kishte mbërritur me postë nga Mbretëria e Bashkuar dhe përmbante përqindje të lartë THC. Vlera e saj në treg përllogaritet në rreth 30 mijë euro, ndërsa dyshohet se destinacioni përfundimtar ishte qyteti i Elbasanit, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.

Operacioni u organizua pasi Antidroga mori informacion për transportimin e drogës. I shpalluri në kërkim, Flavio Islamaj, sapo ka kuptuar se po ndiqej nga policia, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka tentuar të largohet me shpejtësi. Ai ka vijuar deri pranë Digës së Liqenit Artificial, ku ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap. Ndërkohë, efektivët kanë konstatuar një tjetër automjet që po vëzhgonte lëvizjet e tyre. Në të ndodhej Mariglen Vata, i cili dyshohet se po shoqëronte Islamajn me një makinë tjetër. Ai u arrestua, ndërsa shoku i tij arriti të largohej.

Lënda narkotike ishte fshehur në dy valixhe dhe ishte ndarë në afro 500 pako me sasi të vogla kanabisi. Në disa pako të tjera kishte sasi më të mëdha, nga 400 deri në 500 gramë secila. Sipas të dhënave, të dy të rinjtë janë emra të njohur për policinë dhe kanë precedentë të mëparshëm penalë për veprimtari të lidhura me drogën.

Ata njihen gjithashtu si miq me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë qenë së bashku në Angli, ku mund të jenë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Pas kthimit në Shqipëri, dyshohet se kanë vijuar aktivitetin e paligjshëm.

Në rastin e Flavio Islamajt, policia ka pasur përplasje edhe më herët. Në vitin 2025, ai arriti t’i shpëtonte arrestimit pasi dyshohet se zbuloi kurthin e ngritur nga uniformat blu, të cilat e prisnin në momentin kur do të tërhiqte një pako me drogë, e porositur përmes postës.

Edhe pse u shpall në kërkim, mbetet e paqartë se si ai kishte mbyllur më pas çështjen me drejtësinë. Ndërsa Mariglen Vata ishte arrestuar më parë, në vitin 2022, po për veprimtari të lidhura me drogën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.