Keshilla

13 gjëra që do të donit t’i bënit përgjatë një viti

Autorja ka shkruar së fundmi një libër me titull “E vërteta rreth gjithçkaje” e shumë më tepër do të mësonit prej tij, por një dorë këshillash praktike, do të bënin të ndiheshit më mirë me veten, duke menduar se në vitin që po mbyllim, nuk patët rast t’i bënit

Nga Brianna Wiest

  1. Bli një palë këpucë të mira.Një palë këpucësh vërtet të mira, me të cilat ti mund të ecje rehat për tetë orë të mira në qytet. Një palë këpucë që shkojnë tërësisht me gardërobën tënde, me lëkurë të vërtetë dhe për të cilat ti ke shpenzuar shumë kohë për t’i pasur, pasi ti provon gjithçka dhe stilin, formën dhe kualitetin e tyre, e ke shqyrtuar më së miri.

  1. Harto një listë gjërash prej të cilave ti mendoje se nuk do t’i arrije kurrë, dhe që më pas i ke arritur. Ne harrojmë shpesh problemet për të cilat për javë e muaj të tërë kemi “thyer kokën” dhe që kanë përcaktuar jetën tonë – pasi ato zgjidhen vetë, apo që në fund kanë qenë vetëm probleme, të cilat i kemi krijuar vetë.

  1. Bëj një udhëtim pelegrinazhi.Bëj një udhëtim në të cilin udhëtimi në vetvete është po aq i rëndësishëm, sikurse dhe organizimi, apo vetë destinacioni final. Ai mund të jetë një udhëtim i gjatë me makinë, tren apo avion, kjo pak rëndësi ka. Bëje udhëtimin në një kohë të paharrueshme.

  1. Dëgjo CD-të që i kishe harruar tërësisht. Këngë të vitit 2007, apo ato që ke dëgjuar në mbrëmjen e maturës. Ka pak gjëra që janë kaq të vogla, e njëkohësisht kaq të leverdishme në çmim e të mrekullueshme në efekte, sikurse dhe hitet e preferuara të viteve ’90, ndërsa kryen detyrat e përditshme.

  1. Zhvendos mobiliet.Edhe nëse zhvendos vetëm televizorin, apo krevatin, përfiton hapësirën të cilën ti ke pasur nevojë gjithmonë. Në hapësirat e reja fshihen shumë energji dhe varet shumë pastaj nga ajo se çfarë synimi ke, apo përse po e bën këtë hap.

  1. Mendo për gjërat të cilat ti ke dashur të marrësh gjithnjë më shumë nga jeta – romanticizmi, mirënjohja – çfarëdo qoftë. Mendo që në të ardhmen, me ndërgjegje t’u dhurosh të tjerëve dhe do të marrësh dyfishin mbrapsht. Nëse përfton përshtypjen se për gjëra të caktuara, po merr shumë pak nga të tjerët, kjo reflektohet më së shumti në atë që edhe ti nuk u ke dhënë atyre mjaftueshëm.

  1. Porosit një abonim, që ty ose ta lehtëson jetën, ose të jep gëzim. Ka shumë alternativa që mund ta strukturonin më mirë jetën tënde dhe ka shumë mundësi kaq të shumta e relativisht të leverdishme, me të cilat ti, duke shkuar në shtëpi, do ta gjesh veten më pas duke lexuar diçka të re, apo që ajo të të ndukë drejt kënaqësisë shpirtërore. Do të ishte vërtet mëkat, nëse ti nuk investon të paktën në njërën prej tyre.

  1. Pastro postën tënde elektronike. Çregjistrohu nga newsletter-at dhe faqet e internetit, të cilat ty të bezdisin shpesh me reklama dhe aksione promocionale. Ndërto nga një dosje të re për lajmet, apo njoftimet që do të mbash. Fshiji lajmet e mesazhet e njerëzve me të cilët ti nuk ke të bësh aspak, plotësisht. Do të ndihesh menjëherë shumë më i lehtësuar. Një ndjenjë e mrekullueshme. Provoje.

  1. Harto një listë gjërash që i ke më shumë për zemërdhe më pas shkruaj një listë të re anash saj, për të përcaktuar se cilave gjëra do t’u kushtoje më shumë vëmendje në të ardhmen. Nëse ndjenjat e mikut apo mikeshës tënde më të mirë janë më të rëndësishme se sa angazhimet e përkohshme, të pavlera, atëherë jepu atyre përparësi.

  1. Dil të hash vetëm. Të dalësh të hash vetëm, mund të jetë shpesh shumë qetësuese. Të paktën tento të hash një herë i vetëm në restorant në mbrëmje. Pastaj do ta kuptosh se çfarë mendoj.

  1. Vizito një qytet të ri. Edhe kur bëhet fjalë për ndonjë qytet të vogël, që është vetëm 30 minuta larg, bëj atë që është e mundur për ty. Zbulo ca bare të pakta të njohura për atë qytet apo qytezë, apo kafene, në vende të cilat ti më parë as që e ke menduar se mund t’u hidhje sytë.

  1. Vizito vendlindjen. Edhe në rast se viziton qoftë edhe për një ditë të vetme mikun tënd më të mirë nga koha e kopshtit, apo e fillores, në qytetin apo lokalitetin ku ke lindur, qëndro me të për aq kohë sa ke qejf me ndërgjegje të plotë.

  1. Dil me dikë.Bëj një “Date” të mirëfilltë. Një të tillë që të ketë kuptimin e: Unë kam rezervuar një tavolinë, ky është kodi i veshjes, po vij të të marr në orën shtatë, e çdo gjë tjetër që pason, është surprizë. Një takim të cilin ke dy javë që e ke planifikuar, për të cilin ke prerë flokët dhe në të cilin ti sjell me vete verë dhe lule.

Marrë nga: Huffington Post

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button