☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.69%
DOW 50,946 ▼1.12%
NASDAQ 27,372 ▼0.83%
NAFTA 89.61 ▲0.19%
ARI 4,132 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $82,986 ▼ -3.81% ETH $2,561 ▼ -5.57% XRP $1.4272 ▼ -5.85% SOL $115.8500 ▼ -4.46%
S&P 500 7,765 ▼0.69 % DOW 50,946 ▼1.12 % NASDAQ 27,372 ▼0.83 % NAFTA 89.61 ▲0.19 % ARI 4,132 ▼1.33 % S&P 500 7,765 ▼0.69 % DOW 50,946 ▼1.12 % NASDAQ 27,372 ▼0.83 % NAFTA 89.61 ▲0.19 % ARI 4,132 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Kosova

14 raste të konfirmuara me fruth brenda një muaji, Ferizaj prin me raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 12 maj 2026 në Kosovë janë konfirmuar 14 raste me fruth.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me pesë raste, pasuar nga Prishtina dhe Kaçaniku me nga tre raste, ndërsa nga një rast është raportuar në Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

IKSHPK thekson se të gjitha rastet e konfirmuara janë persona të pavaksinuar me vaksinën MMR kundër fruthit, shytave dhe rubellës dhe se të gjithë kanë marrë trajtim spitalor.

“Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi”, thuhet në njoftim.

Instituti u ka bërë thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë ata në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare.

Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet të shmangin kontaktet me persona që shfaqin simptoma të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë, ndërsa personat me simptoma të dyshimta të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

IKSHPK bëri të ditur se institucionet shëndetësore janë në mbikëqyrje aktive të situatës epidemiologjike dhe po ndërmarrin masa konkrete në terren, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe vaksinimin mobil në komunitet. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.