15 “gjëra” që duhet të ketë çdo grua
Janë plot 15 gjëra ato të cilat duhet t’i ketë çdo femër. Zbulojini në artikullin më poshtë se çfarë…
1 – Një “strehë” të gjithën për vete
Të gjitha femrat kanë nevojë për një vend ku mund të “fshihen”, një vend sekret ku mund të jenë larg nga të gjithë, ku të qëndrojnë vetëm me veten dhe të gjejnë kuptimin e jetës me qetësinë e brendshme.
2 – Kohë për veten
Çdo femër duhet të ketë një orë kohë për veten, çdo ditë. Statistikat thonë se gratë janë më të ngarkuara për t’u marrë me veten në krahasim me burrat. Ndaj fitoni një hapësirë për veten kur mund të lexoni, qetësoheni, të trukoheni, të praktikoni sport. Ju e meritoni një orë kohë në ditë.
3 – Një çantë…me kapacitet “infinit”
Çanta e një femre është një univers sekret (i ndaluar) ku mund të gjesh çdolloj gjëje. Por ajo nuk është asnjëherë e mjaftueshme për të! Ndaj çanta e çdo femre duhet të jetë me shumë xhepa, e madhe dhe e fortë!
4 – Kurajën për të qenë e pavarur
Pavarësia është një arritje sociale prej shumë shekujsh dhe për shumë femra, edhe në ditët e sotme, është beteja e çdo dite, mos e harroni. Nuk bëhet fjalë vetëm për çështje praktike, por edhe afektive dhe mentale.
5 – “Ushqyerjen” e një pasioni
Një libër mbi komodinë, një prerëse bari për kopshtin, riparimi i biçikletës, piktura, qëndisja, praktikimi i sporteve etj., çdo femër duhet të ketë një aktivitet të cilit mund t’i dedikojë një pjesë të energjive, sepse kultivimi i entuziazmit dhe i interesave vetjake është një mënyrë për të kuruar veten, për të dashuruar, për të investuar mbi atë që e bën ekzistencën tuaj më intrigrante.
6 – Kurajën
Vendosmërinë për t’i thënë “mjaft” një marrëdhënieje të gabuar, një dashurie të mbaruar, një pune që po ju “helmon”, një shoqërie që ta shpif: kujtohuni se kuraja nuk është diçka që mund ta kemi që nga lindja, por një forcë e cila duhet kultivuar çdo ditë.
7 – Buzëkuqin në çantë
Cila është ajo femër që nuk e ka një të tillë në çantën e saj! Buzëkuqi është një “shok” udhëtimi të cilin duam ta mbajmë gjithmonë me vete, i cili na shoqëron gjatë gjithë ditës.
8 – Bllokun e shënimeve
Për dikë është axhenda e pazëvendësueshme elektronike në celular, për të tjera kënaqësia e një karte, për ta përdorur në çdo moment. Në bllokun e vogël mund të shënoni listën e shpenzimeve, punët e shtëpisë, takimet, apo këngët që jua bëjnë zemrën t’ju rrahë fort etj.
9 – Një udhëtim vetëm për vetëm
A jeni nisur ndonjëherë për një udhëtim vetëm? Bëhet fjalë për një eksperiencë që çdo femër duhet ta provojë, për të krijuar kujtime të paharruara ashtu siç ajo i dëshiron në vende të bukura dhe me njerëz të panjohur.
10 – Çelësin e banjës
Mbase edhe ju nuk e keni më një të tillë, qëkur fëmijët fshihen në çdo cep dhe bashkëjetesa në dy është bërë shumë intime…ndaj mbylluni 20 minuta në banjë për t’i bërë qejfin vetes me përkujdesje bukurie.
11 – Krenarinë për atë ç’ka bën
Çfarëdo lloj jete që të bëni, duhet të jeni krenare për zgjedhjet tuaja. Kur dikush ju pyet për aktivitetin tuaj, shpjegojini se çfarë ju ka çuar deri në këtë pikë, duke evidentuar ëndrrat dhe ato që dini të bëni.
12 – Mikeshat, të pazëvendësueshme
Janë ato të një jete, por edhe njohjet e reja me të cilat jeni ndier menjëherë shumë mirë. Miket janë: gjyshja, tezja e preferuar, shoqja e bankës ose kolegia, fqinja dhe të gjitha femrat e tjera me të cilat ndani shumë gjëra, dhimbjet, gëzimet dhe me të cilat krijoni solidaritetin dhe buzëqeshjet.
13 – Shallin në një mijë mënyra
Ai ju mbron nga era, por edhe nga dielli, dëshirojmë ta përdorim në det në vend të kapelës, kur bën ftohtë na mbledh shpatullat dhe në autobus “lufton” ajrin e kondicionuar. Ndaj një shall është më se i nevojshëm për çdo femër!
14 – Syzet e preferuara të diellit
Mbrojnë nga dielli dhe ndonjëherë edhe nga “netët e bardha”: pothuajse çdo grua ka një palë syze dielli, të cilat mund t’i vendosë sa herë dëshiron. Syzet janë një nga aksesorët më të dashur, si dhe të dobishëm për të mbrojtur sytë dhe lëkurën delikate.
15 – Një surprizë për ju
Mos harroni të keni mjaftueshëm “çmenduri” brenda jush, për të vazhduar të befasoheni, të “hidhni” bindjet, të shpikni rrugë të reja: lejojini vetes kënaqësinë për të jetuar jetën plotësisht…duke e ditur se ju e meritoni vërtet këtë gjë.