Maqedonia

15 vjet nga masakra e Lubotenit, përkujtohen 10 civilët e pafajshëm të vrarë

U mbushën 15 vite nga masakra e Lubotenit, kur në vitin 2001 policia maqedonase, vrau 10 shqiptarë në një operacion dhune e terrori.

Nga operacioni ushtarak më 12 gusht të vitit 2001 mbetën të vrarë 10 civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe 6 vjeçari Erxhan Aliu si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami e Atulla Qaili.

U dogjën 14 shtëpi, u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Masakra e Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procedua dhe u gjykua nga Gjykata Ndërkombëtarë për Krime Lufte.

Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, tani bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Nikolla Gruevski.

I akuzuari i parë ish- ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza. Johan Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, shkelje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pronës, por ai tani ndodhet në liri pas 8 viteve të kaluara në burg, njofton TVM2.

Lirimi i parakohshëm i Tarçullovskit, ardhja e tij me avionin qeveritar dhe pritja e tij si hero, u vlerësua si vrasje e dytë për familjarët e 10 lubotenasve të vrarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button