☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 100.45 ▲2.26%
ARI 4,217 ▼7.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,778 ▼ -2.06% ETH $2,034 ▼ -3.59% XRP $1.3697 ▼ -2.96% SOL $85.5300 ▼ -3.04%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

18 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë

Në cilësinë e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova më 23 dhjetor 1997 u bë shpallja e zgjedhjeve te reja ”parlamentare dhe presidenciale” për datën 22 mars 1998, ku sipas KQZ-së u mbajtën në 29 zona – njësi zgjedhore, për tu zgjedhur presidenti dhe 130 deputetë, 100 prej të cilëve dalin në zgjedhje të drejtpërdrejta, kurse 30 vendet tjera shpërndahen sipas proporcionit.

Kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të 22 Marsit 1998, ishte caktuar gjykatësi Tadej Rodiqi.

Sipas KQZ, në këto zgjedhje morën pjesë dhjetë parti politike, tre asociacione, Shoqata e Juristëve të Pavarur, Lëvizja e të Gjelbërve e Kosovës dhe Lidhja e Qytetarëve e Kosovës, dhe tre kandidatë të pavarur për deputet, dy nga Deçani dhe një nga Dragashi.

Më 19 mars 1998, Ibrahim Rugova i bëri apel popullit të dalin masovikisht në zgjedhjet parlamentare e presidenciale më 22 mars. Në apelin e Ibrahim Rugovës thuhej:

“Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale të 22 marsit në Republikën e Kosovës janë me rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore. Me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë, duke u afirmuar vota e lirë e qytetarëve. Me këto zgjedhje forcohet legjit imiteti i udhëheqjes dhe institucioneve të Kosovës, krijohen mundësi më të mëdha të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit civil.

Me këto zgjedhje forcohen më shumë lidhjet e Kosovës me miqtë e saj të shumtë në botë, sidomos me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Në cilësinë e Kryetarit të Republikës së Kosovës, ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votime. Nga institucionet republikane e lokale kërkoj të bëhen përgatitjet e duhura për realizimin me sukses të zgjedhjeve të 22 marsit. I ftojë qytetarët të votojnë për kandidatët parlamentarë e presidencial të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje, sidomos të LDK-së, dhe të partive tjera që kanë punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së tij”, pati thënë ish presidenti Rugova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.