☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.72 ▲0.04%
ARI 4,163 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $62,988 ▲ +0.36% ETH $1,767 ▲ +0.09% XRP $1.1374 ▲ +0.07% SOL $80.2400 ▼ -0.34%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.72 ▲0.04 % ARI 4,163 ▲0.91 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.72 ▲0.04 % ARI 4,163 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Politika

180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh simbolik në rrjetin social Facebook, duke lidhur avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian me 180-vjetorin e lindjes së rilindësit të madh shqiptar, Naim Frashëri.

Në postimin e tij, Rama e cilësoi si një “mister të gëzueshëm” faktin që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në BE po vjen pikërisht në përvjetorin e lindjes së poetit dhe ideologut të Rilindjes Kombëtare.

Kreu i qeverisë shkroi se Naim Frashëri mbetet “udhërrëfyesi gjenial” i aspiratës shekullore të shqiptarëve drejt Europës, duke përmendur shprehjen e njohur të poetit “Dielli që lind andej nga perëndon”.

Rama shprehu mirënjohje për figurën e Naim Frashërit, të cilin e quajti “Shqipëribërësi i madh dhe i pavdekshëm”, ndërsa theksoi se Shqipëria synon që në vitin 2030, në 130-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, të kurorëzojë integrimin europian.

Sipas kryeministrit, “Shqipëria 2030” do të jetë viti kur vendi do të bëhet pjesë e familjes europiane, duke e cilësuar atë si “Vitin Europian të Naimit”.

“Eshtë një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”.

Me mirënjohje të madhe e kujtojmë në këtë 25 maj “Shqipëribërësin” e madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin tonë.

Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.