🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.42 ▲0.2%
ARI 4,343 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,282 ▼ -1.92% ETH $1,773 ▼ -0.55% XRP $1.2020 ▼ -3.11% SOL $72.7100 ▼ -2.85%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.42 ▲0.2 % ARI 4,343 ▼0.26 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.42 ▲0.2 % ARI 4,343 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

1,9 miliardë lekë investime në HEC Vau i Dejës, Gjiknuri: Rezultat i reformës

Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri shoqëruar nga administratori i Korporatës Elektroenergjitike, Agron Hetoja zhvilluan një vizitë në Hidrocentralin Vau i Dejës ku u njohën me investimet e kryera. Gjatë tre viteve të fundit, në tre HEC-et e Kaskadës së Drinit, përfshirë dhe njësinë qendrore të KESH-it janë investuar 9.5 miliard lek.

“Është në vazhdën e gjithë investimeve në infrastrukturën energjetike shqiptare me 3 elementët kyç të gjenerimit, transmetimit dhe shpërndarjes. Për herë të parë në vitin e fundit, të treja kompanitë e sektorit elektroenergjetik dolën me bilanc pozitiv dhe për shkak të këtij bilanci u shlyen të gjitha detyrimet e borxhet ndaj hidrocentraleve private e njëkohësisht po bëhen të mundura edhe investimet për përmirësimin e infrastrukturës”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Aktualisht kuota në Fierzë është mbi 285 metër, gjë që jep garanci për furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike. “Edhe në muajt në vijim nuk do të kemi asnjë lloj problemi me prodhimin e energjisë nga ana e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, e cila është gjeneruesi kryesor i energjisë në këtë vend. Edhe ky është një lajm pozitiv, më shumë ka ardhur për shkak të natyrës, por nga ana tjetër nuk duhet lënë pa theksuar edhe mirë menaxhimi financiar i Korporatës dhe mirë menaxhimi i kuotave ujore”, nënvizoi z.Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri tha se e gjithë reforma elektroenergjetike do të vazhdojë për të forcuar sektorin publik dhe  krijuar stabilitet tek konsumatorët shqiptar për furnizimin me energji, por edhe me çmime gjithmonë e më të qëndrueshme.

Vetëm për HEC Vau Dejës, gjatë 3 viteve të fundit investimet arrijnë vlerën 1,9 miliardë lek. Në këtë fazë investimi është kryer asfaltimi i kurorës së digës, rrethimi dhe rikonstruksioni i territorit të jashtëm dhe rehabilitimi i rrugës lidhëse ndërmjet digave Qyrsaq dhe Zadejë; rikonstruksioni i skarpatit të digës së Zadejës; mbrojtje dhe sistemim me prita malore i Përroit të Gomsiqes dhe blerje e makinerisë së posaçme për pastrimin e mbetjeve notuese në liqenin e Vaut të Dejës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.