☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.94 ▲0.36%
ARI 4,656 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,826 ▲ +2.57% ETH $2,117 ▲ +2.83% XRP $1.3309 ▲ +1.43% SOL $81.8100 ▲ +1.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.94 ▲0.36 % ARI 4,656 ▼0.5 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.94 ▲0.36 % ARI 4,656 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

20 miliardë lekë për programin e rindërtimit, Rama: Ky është vetëm alokimi fillestar

“Buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë lekësh prej të cilave 13 miliardë janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 miliardë janë të ardhura nga donacionet e ndryshme”, tha sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama, duke folur për buxhetin që akordohet për programin e rindërtimit.

Kryeministri Rama deklaroi se “ka një program buxhetor të veçantë për rindërtimin”.

Ai theksoi se “e gjitha kjo është pakoja e parë, është një alokim fillestar”. “Kam dëgjuar përveç klithmave për kapele, doreza e çizme, që natyrisht janë jehonë e konstatimeve të përcipta të përcjella nga ekrane, portale dhe vitrina, edhe që shteti paska mbetur pa lekë dhe nuk paska kapacitete të përballoj këtë situatë. Ndaj, sipas tyre, ne po i shtrijmë dorën botës”, tha Rama.

Kjo, theksoi ai, “është e pavërtetë dhe po ju them sot dhe ta dëgjojnë mirë të gjithë që ne do ta programojmë të gjithë procesin sikur të mos marrim asnjë lekë nga bota”.

“Do ta bëjmë kështu, e kemi programin. Kjo që bëjmë me këtë buxhet është fillimi i këtij programi, sikur asnjë kokërr leku mos të vijë nga bota. Ne do ta përballojmë të gjithën sepse është detyra jonë dhe se jemi më të zgjuar, më të zot, më të aftë se sa ju dhe ata që ju kanë hapur rrugën juve për të ardhur këtu”, iu drejtua Rama, deputetëve të opozitës në sallë e Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.