🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,406 ▲0.99%
DOW 45,493 ▲0.61%
NASDAQ 21,086 ▲1.4%
NAFTA 103.84 ▲0.93%
ARI 4,636 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,605 ▼ -1.72% ETH $2,046 ▼ -1.19% XRP $1.3147 ▼ -2.44% SOL $80.6800 ▼ -4.35%
S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 % S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

200 mijë euro për 2 ditë, operacioni i KESH që dëmton OSHEE

Ndonëse ka një krizë të rënduar të prodhimit të energjisë, KESH-i ka mbyllur një ankand për të shitur energji dy ditët e fundit të nëntorit.

Sipas Korporatës është mbyllur një kontratë për 15 mijë e 300 megavat orë energji për periudhën pik të ditës, nga ora 6.00 e mëngjesit deri në 11.00 të mbrëmjes, me një çmim mesatar prej 73 euro për megavat/orë. Për momentin shitja është bërë në letër, sepse rezerva energjetike sot që flasim, nuk e mundëson.

Atëherë ku do të gjendet kjo energji?

Vetë KESH-i pranon se shitja është bërë jashtë planifikimeve të nëntorit. Por KESH-i, duke u bazuar të parashikimet e Meteoalbit, pret reshje të mëdha shiu në fundjavë, e për rrjedhojë prurje të larta gjatë ditëve të ardhshme në kaskadën e lumit Drin.

Sipas KESH-it, në kushtet kur marrëveshja me OSHEE për këtë muaj është mbyllur që në fund të tetorit, Korporata nuk mund t’i shesë dot energji shtesë Operatorit të Shpërndarjes. Ndaj për të mos rrezikuar që uji të shkojë dëm u vendos që turbinat të punojnë me regjim të plotë dhe energjia shtesë qe do të prodhohet, t’u shitet kompanive private në tregun e lirë.

Por Top Channel ka mësuar se disa prej këtyre kompanive private që kanë blerë energjinë e KESH-it, janë po të njëjtat që po ia shesin energjinë OSHEE-së, por me një çmim dukshëm më të lartë. Sipas njoftimit zyrtar të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, për të njëjtën periudhë piku të njëjtët tregtare ia kanë shitur energjinë OSHEE me një çmim mesatar mbi 85 euro për megavat/ orë, ose 12 euro për megavat/orë më shtrenjtë.

Vetëm nga ky operacion, privatët fitojnë menjëherë 200 mije euro! Megjithatë KESH-i pretendon se në kushtet aktuale ky është një operacion i detyruar, dhe se OSHE nuk po tërheq dot sasinë e programuar dhe jo me shtesat e energjisë. Vetë OSHEE thotë se nuk ka marrë njoftim nga KESH-i për tepricat e energjisë edhe pse KESH-i e ka detyrim ligjor.

OSHEE thotë se në këto nivele të ulëta që është Fierza, edhe specialistët e energjetikës nuk këshillojnë eksport të energjisë. Përveç kësaj OSHEE hedh poshtë argumentin e KESH-it se kontrata e mbyllur e nëntorit nuk lejon shit-blerje energjie. Sipas OSHEE-së kontratat për blerje energjie mes dy operatorëve publikë, mund të rishikohen në çdo moment.

Një situatë e ngjashme, ku tregtarët privatë blejnë energji me çmim të lirë nga KESH dhe ia shesin atë më shtrenjë OSHEE-së ka ndodhur edhe dy vite më parë. Në atë kohë u vlerësua se përfitimi i tregtarëve arriti deri në 7 milionë euro. Dhe vetëm pasi lajmi u bë publik, për të shmangur këtë Enti Rregullator i Energjisë detyroi KESH-in që energjinë e tepër t’ia ofrojë fillimisht OSHEE. Gjë që kësaj here, nuk ka ndodhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.