Kronika

22 miliardë lekë buxheti i ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2019

22 miliardë lekë është buxheti i vitit 2019 për Ministrinë e Mbrojtjes, 10% më shumë se në 2017. Kështu u bë e ditur sot në Kuçovë gjatë prezantimit të Buxhetit të Mbrojtjes, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Duke falënderuar kryeministrin Rama që mbajti fjalën e dhënë edhe për trajtim më të mirë për ushtarakët, për vëmendje dhe mbështetje për të përmbushur të gjitha detyrimet tona si në planin kombëtar, ashtu edhe detyrimet që i kemi aleancës, Xhaçka theksoi se “ky buxhet do të rrisë nivelin e trajtimit financiar dhe motiviminm e personelit ushtarak”.

“Qeveria e ka vlerësuar Ministrinë e Mbrojtjes si një strukturë të rëndësishme, e cila tashmë ka marrë më shumë përgjegjësi në sigurinë e brendshme krahas detyrave tradicionale të mbrojtjes dhe po synon një mbështetje buxhetore për sektorin e Mbrojtjes duke e rritur buxhetin për vitin 2019 në 1.25% të prodhimit të brendshëm bruto siç është edhe angazhimi ynë në NATO për këtë vit”, nënvizoi Xhaçka.

Një rritje e tillë, vijoi ajo, është pa dyshim konfirmim i vijimit të angazhimeve politike të vendit tonë ndaj NATO-s, në përmbushje të detyrimeve të samitit të Wellsit , për rritjen graduale të buxhetit të mbrojtjes të vendeve anëtare në nivelin e 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2024.

“Gjithashtu me anë të këtij projektbuxheti të mbrojtjes synon të arrijë disa objektiva të rëndësishëm jo vetëm në fushën e mbrojtjes , por edhe në aspekte të tjera të cilat në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ndikojnë në sigurinë e qytetarëve, por edhe në ekonominë e vendit tonë”, theksoi Xhaçka duke shtuar se do të na mundësojë të modernizojmë edhe më shumë edukimin dhe trajnimin e tyre sipas standardeve të NATO-s.

Ministrja tha se “vëmendja jonë kryesore do të jetë trajtimi i gradave të ulëta duke filluar nga ushtarët , paga e të cilëve do të pësojë një rritje deri në 19% duke vijuar më tutje me gradat e tjera deri tek grada major të cilët do të përifitojnë një rritje të përshklallëzuar”.

“Nga rritja e pagave për vitin 2019 do të përfitojnë rreth 6800 ushtrakë sikurse do të përfitojnë vështirësinë në punë edhe profesione e kategori shuëm të rëndësishëm për Forcën tonë të Armatosur si pilotët, mjekët dhe infermierët , Forcat Speciale dhe ato të Sigurisë”, tha Xhaçka.

Sipas saj, ky buxhet do të rregullojë edhe më mirë balancën ndërmjet zërave buxhetorë me tendencë rritjen e shpenzimeve kapitale, me qëllim që t’i kushtohet më shumë vëmendje programeve të modernizimit në pajisje dhe infrastrukturë pasi një forcë e armatosur nuk mund të kryejë detyrat e saj pa u pajisur me mjetet e duhura.

“Ndër objektivat kryesore të modernizimit që do të mbështesë buxheti i 2019, krahas modernizimit të grup batalionit të këmbësorisë së lehtë një angazhim në NATO, që tani më është certifikuar si i ndërveprueshëm në standardin më të mirë do të theksojmë edhe do të vazhdojmë të investojmë edhe tek sistemet e komunikimit, vënien në funksion të sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore dhe të përmirësimit të hapësirës detare , të cilat janë mjaft të rëndësishme për aspektet e sigurisë së vendit dhe për kontributin tonë në arkitekturën tonë të sigurisë së Aleancës”, nënvizoi Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes tha se “përveç ndërhyrjeve në përballimin e emergjencave civile do të kryejmë edhe sic kemi nisur punime parandaluese dhe rehabilituese për parandalimin apo minimizimin e emergjencave civile, Falë mbështetjes buxhetore do të jemi gjithnjë e më shumë të aftë të menaxhojmë projekte që ulin riskun e fatkeqësive natyrore për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur incidencën e tyre”.

“Me buxhetin e 2019 përveç përmbushjes së misionit tonë kushtetues FA do të jenë shumë më pranë komunitetit me ndërhyrje në infrastrukturë , në zonat e thella me ndërtimin e urave Baily me pastrime të hot spoteve largimin e masiveve shkëmbore, që bllokojnë akset rrugore apo që përbejnë kërcënim për jetën e qytetareve edhe vizita të mjekëve e infermierëve tanë për të asistuar në zonat e thella. Të gjitha këto angazhime FA nuk mund të konsiderohen thjesht konsumatorë të buxhetit të shtetit , por ato po bëhen gjithnjë e më tepër kontributorë faktikë dhe të rëndësishëm të sigurisë së brendshëm të shërbimit ndaj komunitetit, si dhe rritjen e cilësisë së jetës, për qytetarët tanë”, përfundoi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button