☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,372 ▲ +0.71% ETH $2,041 ▲ +1.49% XRP $1.3564 ▲ +1.44% SOL $83.5400 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Amerika

223 mijë vende të reja pune gjatë Prillit. Norma e papunësisë, 5,4%

Tregu amerikan i punës ka “shpërthyer” sërish në Prill, bëri të ditur qeveria këtë të premte, teksa punëdhënësit kanë ofruar 223 mijë pozicione të reja pune dhe norma e papunësisë ka rënë në 5,4 për qind.

Shifrat e Prillit të bëra publike nga Departamenti i Punës vijnë pasi disa raportime të kohëve të fundit treguan të dhëna të dobëta ekonomike, përfshi edhe disa shifra të kësaj jave, të cilat sugjeronin se ekonomia mund të ketë pësuar tkurrje gjatë tremujorit të parë. Raporti fillestar i punëve gjatë Marsit tregoi një rritje zhgënjyese me vetëm 126 mijë punë të reja, shifër që pas rishikimit të së premtes ka rënë në rreth 85 mijë.

Edhe pse parashikimet konsensuale bënin thirrje për një rritje prej 230 mijë vendesh të reja pune, disa ekspertë parashikonin midis 150 mijë dhe 300 mijë shtesa. Një tjetër tregues i rëndësishëm i tregut të përgjithshëm të punës është edhe norma e pjesëmarrjes, e cila është mbërthyer sërish në nivelet më të ulëta prej dekadash, pavarësisht punësimeve të shëndetshme gjatë 2015-s.

Kritikët konservatorë të politikave ekonomike të Presidentit Obama citojnë normën depresive të pjesëmarrjes si një evidencë sesa e dobët mbetet ekonomia, pavarësisht disa të dhënave të tjera në rritje, si rënia e numrit të papunësisë, përfitime të shëndetshme të koorporatave dhe gjallërim të tregjeve të aksioneve.

Disa ekspertë të tjerë ia atribuojnë pjesën më të madhe të rënies ngadalësimin e “bumeve” të të rinjve, si dhe rikthimin e të rriturve nëpër shkolla, por edhe faktorë të tjerë demografikë. Gjithsesi, cilido që të jetë shkaku ekzakt, pjesëmarrja e ulët në tregun e punës ka shkaktuar rënien e normës së papunësisë, edhe pse me arsye të gabuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.