24 maji–Dita e arsimit, kulturës bullgare dhe e shkrimit sllav. Kirill e Metodij dhe lidhjet bullgaro-shqiptare
Elena Atanasova
Historiane
Bullgaria përulet në çdo 24 maj përpara veprës madhështore të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Të arsimuar në mesin e shekullit të IX mbi bazën e gjuhës së folur bullgaro-sllave, ata krijuan një alfabet i cili u bë themeli për shkrimin, letërsinë dhe kulturën edhe të popujve të tjerë sllavë. U vu në përdorim në letërsi gjuha e gjallë e popullit sllav, që padyshim ishte një hap i rëndësishëm drejt Rilindjes. Krahas tri gjuhëve që Bibla të lexohej vetëm në latinisht, në greqishten e vjetër dhe në hebraishten e vjetër me veprën e tyre vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij proklamuan barazinë midis popujve evropiane dhe dhanë kontributin e vet në zhvillimin e humanizmit. Kështu ata, me alfabetin e ri, përhapën fenë e krishtere në gjuhën sllave, ku deri atëherë shfrytëzohej latinishtja. Dhe nuk është e rastit, që në vitin 1980 Papa Gjon Pali II shpalli vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij- mbrojtës të Evropë.
Apostujt e mëdhenj i konsideronin kulturat evropiane si një njësi e kulturave kombëtare vazhdimisht në zhvillim dhe njëkohësisht të barabarta. Natyrisht që vepra e tyre pati rëndësi edhe për popujt e tjere te ballkanit, si dhe per popullin shqiptar. Në krahinën Kutmiçevice, në qytetet Ohër, ne Maqedoni, dhe Gllavinicë, në Ballsh dhe Devoll të Shqipërisë, me ndihmën e madhe materiale të mbretit Boris i parë dhe Simeon i Madh, ishte hapur Shkolla e njohur e Ohrit, në fund të shekullit të IX dhe në fillim të shekullit të X, nga Kliment Ohridski. Ky mësues, letrar dhe predikues në vazhdim të 30 vjetëve përgatiti dhe arsimoi priftërinj, shkroi libra dhe tekste predikuese. Nga te dhenat historike Klimenti e donte natyrën shqiptare dhe shumë kohë kalonte në manastiret, në shtëpitë e dhuruara atij nga mbreti. Ai gëzonte respektin dhe dashurinë e bullgarëve dhe të shqiptarëve në krahinën e Devollit, Gllavinicë, Ballsh etj.
Një pjesë prej mësuesve dhe priftërinjve të përgatitur ishin të caktuar për punë në Shqipëri. Kliment Ohridski i mësonte bullgarët dhe shqiptarët se si të mjekohen, i njihte me kulturën shëndetësore, bletarinë, pemëtarinë. Ai ndërtoi 7 kisha të mëdha, një katedrale, manastire në të cilat janë ruajtur shumë dorëshkrime dhe libra të çmueshëm. Deri në fillim të shekullit të XX në disa vende ishin ruajtur pjesë të mureve dhe rrënoja.
Një udhëheqës tjetër i dashur i Shkollës së Ohrit, nxënës i Kirillit dhe i Metodijt, ishte Naum Ohridski. Atje punonin dhe Gorazdi, Sava dhe Angjellarij. Në Shqipëri për një kohë të gjatë ruhet kujtimi për 7 shenjtorët-Kirill dhe Metodij dhe nxënësit e tyre: Kliment, Naum, Gorazd, Sava dhe Angjellarij. Më vonë krijimtaria e pasur nga Devolli dhe Gllavinicuu u transferua në Berat. Në kishën “Fjetja e Shën Mërisë” ishte ruajtur dhe një sëndyq me eshtra, për të cilat shkruhej se i takonin Gorazdit. Është ruajtur edhe një mantel mbi të cilën janë shkruar emrat e këtyre burrave të shenjtë. Janë ruajtur edhe ikona me fytyrat e tyre.
Gjuha sllave nuk ka qenë e huaj dhe e panjohur për shqiptarët. Dihet se në kancelaritë e mbretit Topia, Andrea Gropes dhe Skënderbeut, shkruhej edhe në gjuhën sllave, ndoshta për ruajtjen e sekretit. Andrea Gropa në vitin 1371 u shpall sundimtar i vetëm i krahinës së Ohrit dhe filloi të pres monedha të argjendta me fytyrën e Krishtit dhe me mbishkrime sllave. Mbreti Andrea Topija rivendosi kishën në manastirin afër qytetit Elbasan “Shën Joan Vlladimir” të ndërtuar nga e bija e Samuillit-Kosara. Aty ka mbishkrime në greqisht, latinisht dhe sllavisht. Është interesante se Dhaskal Teodori në vitet 1730-1806, në provën e tij që të krijonte alfabet shqip ka huazuar edhe disa germa sllave.
Për kontaktet bullgaro-shqiptare në fushën e kulturës dhe të shkencës, një rol të madh luajti edhe Akademia e re në qytetin Voskopojë, të Shqipërisë gjatë shekullit të XVIII. Atje kishte kopje librash dhe jetëshkrime. Për kulturën bullgare dhe për ruajtjen e shpirtit kombëtar një rëndësi të madhe kishte kisha ortodokse bullgare. Shprehje e luftës për një kishë të pavarur ishte e ashtuquajtura Pashkë e Madhe bullgare, kur peshkopët bullgar Illarion Makariopollski, Aksenti Veleshki dhe Neofit Bozveli hodhën poshtë superioritetin e Patrikanës greke dhe shpallën kishën bullgare të pavarur. Këtij akti iu bashkua dhe peshkopi Paisij i Plovdivit më 9 nëntor të vitit 1860. Ky shkencëtar i dalluar, i kthen shpinë respektit dhe pasurisë për shkak të së drejtës së bullgarëve. Për këtë akt ai ishte dërguar në mërgim në Turqi për më shumë se 12 vjet. Këtu dua të shtoj se peshkopi Paisij ka lindor në Voskopojë dhe ishte varrosur në kishën bullgare në Stamboll. Shkrimi, arsimi dhe kultura bullgare ishin një shembull i mirë për patriotët shqiptare, për krijimin e alfabetit dhe shkrimit, dhe për hapjen e shkollave në gjuhën e tyre amtare.
Dihet mirë se veprimtaria Rilindëse e Naum Veqilharxhit i cili botoi abetaren e parë shqipe dhe i cili u drejtoi lutje bashkatdhetarëve të tij që të mësonin gjuhën e tyre amtare (ky është dokumenti i parë i Rilindjes shqiptare) ishte përkrahur nga rilindësi i shquar bullgar doktor Ivan Seliminski. Petko Raçov Sllavejkov në gazetën “Maqedonia” të botuar në Stamboll përshëndeti përzemërsisht lëvizjen e ndërmarrë për alfabet dhe letërsi shqipe. Ai ishte në kontakt të ngushtë me Konstantin Kristoforidhin, një patriot të njohur shqiptar.
Pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke, principata e re u dha mundësi qindra emigrantëve shqiptarë që të punonin në Sofje, Plovdiv, Varna e në qytete të tjera, të zhvillonin veprimtarinë e tyre patriotike. U krijua shoqata “Dëshira”, u hap shtypshkronja “Mbrothësia” dhe u botuan shumë libra, gazeta, revista. Ky ishte një kontribut i çmueshëm për Rilindjen shqiptare. Shumë udhëheqës shtetëror dhe aktivistë kulturor në Bullgari ndihmuan veprimtarinë e tyre. Gjatë vitit 1894 në Sofje erdhi Petro Nini Luarasi për të mbledhur mjete për hapjen e shkollave shqipe në fshatrat shqiptare dhe ai gjeti përkrahje tek bullgarët.
Kuvendi popullor në vitin 1912 mori vendimin që ti falte borxhet e shtypshkronjës “Mbrothësia”, sepse gazetat, revistat dhe librat ishin për arsimimin dhe kulturën e shqiptarëve. Poetë, shkrimtarë, shkencëtarë të shquar bullgar po kështu kanë përkrahur luftën e popullit shqiptar për liri, shkrim dhe letërsi, ndër ta mund të përmendim emrat e Hristo Botevit, Ljuben Karavellovit, Stojan Mihajllovskit, Pejo Javorov, Marin Drinov, doktor Ivan Shishmanovit e shumë të tjerë.
Në alfabetin sllav janë shkruar dhe botuar shumë libra për Shqipërinë dhe për shqiptarët në Bullgari, Rusi, Serbi, Maqedoni dhe në vende të tjera sllave. Ato janë shkruar nga shkencëtarë të dalluar. Shumë prej tyre ruhen në bibliotekën tonë kombëtare Shën Kirill dhe Metodij, në bibliotekën e qytetit Plovdiv, dhe në biblioteka dhe arkiva të tjera të Bullgarisë. Janë përkthyer dhe shumë libra shqip-letërsi shkencore dhe artistike. Në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” prej shumë viteve punon katedra e gjuhës shqipe, është hapur dhe katedra e gjuhës bullgare në Tiranë. Kjo do të ndihmojë për afrimin e mëtejshëm midis dy popujve tanë. Afrimit midis bullgarëve dhe shqiptarëve i përkushtojnë veprimtarinë e tyre shumë aktivistë dhe krijues, shkrimtarë, poetë, piktorë, muzikantë, përkthyes edhe në Bullgari edhe në Shqipëri.
Marrë me shkurtime nga Radio “Bullgaria”