☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 101.20 ▼1.2%
ARI 4,387 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,636 ▲ +0.6% ETH $2,454 ▲ +1.78% XRP $1.2982 ▼ -0.59% SOL $101.2200 ▲ +2.88%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.20 ▼1.2 % ARI 4,387 ▼0.02 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.20 ▼1.2 % ARI 4,387 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

25 të rrëmbyer. Dosjet, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Vendin e parë për rrëmbime e mban viti 2015, me hetimin e 15 çështjeve, mes të cilave më e rënda ishte ajo e zhdukjes së Enver Stafukës. I zhdukuri ishte i dyshuari kryesor si njeriu që kishte grabitur automjetin nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lama.

Por çështja që u kthye edhe në një objekt gjykimi është rrëmbimi i Ridvan Lamajt në mes të Sarandës dhe në mes të ditës, ngjarje për të cilën u gjykuan tre persona. Për këtë ngjarje në fakt prokuroria ka dyshime se i zhvukuri ishte përdorur nga trafikantët për të transportuar drogë drejt Greqisë.

Top Channel u interesua pranë prokurorit të medias për të marrë një version zyrtar se sa është numri i dosjeve që janë nën hetim për rrëmbim. Në 2016, Krimet e Rënda kanë regjistruar procedimin për 4 rrëmbime dhe dy vitet e fundit për 6 rrëmbime.

Në vend të parë qëndrojnë rrëmbimet në qytetin e Vlorës, disa prej të cilave janë transferuar për hetime të mëtejshme në Tiranë, siç është zhdukja e Leonard Mehmetit, Adriano Jahajt dhe Ariseld Mazes.

Por ndërkohë, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë nën hetim edhe dy rrëmbime të ndodhura njëra në Shkodër dhe një tjetër në Tiranë.

Në faqen e Interpolit, në këndin e të zhdukurve Shqipëria ka të shpallur fotografitë e 145 personave të humbur, për fatin e të cilëve prej dekadash nuk dihet asgjë. Që nga Lorenc Kaca, i zhdukur në 1991, në moshën 13-vjeçare, por edhe fëmijë të tjerë siç janë Endri dhe Eva Dumani, të rrëmbyer nga i ati e të dërguar në Siri, apo Julian Çela. Deri tek të rinj që thanë se po largohen në emigracion apo vajza që nuk kanë ikur befas nga shtëpia. Por, vitet e fundit, disa prej tyre po mungojnë për shkaqe më të sofistikuara, sepse njëri ndër ta ishte dëshmitar në një krim, sepse disa të tjerë i ka gjetur pala kundërshtare para se t’i gjejë shteti apo sepse pazaret e drogës u prishën. Dhe nëse për të zhdukurit do vazhdohet të mos zbulohet asgjë nga autoritetet, së paku për pjesën që mbetet, kuptohet se cili është portreti i krimit të organizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.