🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.40 ▲1.58%
ARI 4,052 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,040 ▼ -0.3% ETH $2,057 ▼ -1.61% XRP $1.0585 ▼ -1.72% SOL $83.9900 ▼ -0.98%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.40 ▲1.58 % ARI 4,052 ▲0.54 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.40 ▲1.58 % ARI 4,052 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka zgjedhur tre ekspertë që do jenë pjesë e kësaj trupe hetuese.

Bashkë me deputetët në mandatin e Komisionit, në kuadër të zbardhjes së rrethanave rreth vrasjes së Zekajt, do angazhohen, Emina Avdyli Buzhala, Besarta Breznica dhe Skender Kandiq.

Këta kandidatë u votuan me shumicë votash.

Emina Avdyli Buzhala mori 6 vota pro dhe do të operojë në fushën penale, Besarta Breznica mori 8 vota pro dhe do të veprojë në lëminë e dhunës në familje me bazë gjinore dhe Skender Kandiq mori 5 vota pro dhe do të punojë në pjesën sociale.

Kështu njoftoi kryetari i këtij komisionit, Burim Ramadani.

“Në emër të Komisionit, ju njoftojmë se zonja Emina Avdyli Buzhala, Besarta Brezniva dhe Skender Kandiq që janë përzgjedhur me shumicë të votave në punën e tyre profesionale, mbështetëse për Komisionin”, tha Ramadani.

Më 29 tetor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Arlinda Zekaj u vra më 25.10.2026, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.