25 vjetori i BSPSH-Basha: Lëvizja Studentore, PD dhe BSPSH, janë tri motra të lirisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në 25 vjetorin e krijimit te BSPSH-së, ku ka vlerësuar rolin e Sindikatave të Pavarura për rrëzimin e diktaturës komuniste.
Ne fjalen e tij, Basha tha se “Themelimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë qëndron në piedestalin e ngjarjeve madhore, duke patur një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste. Veç e veç në fillim e të bashkuara më vonë, BSPSH zbritën si një uragan i fuqishëm dhe u bënë pjesë e ndryshimeve demokratike në vend, nje protoganiste e ngjarjeve të mëdha”.
Kryetari i PD-së, Basha, theksoi se “BSPSH qëndron në krye të përpjekjeve për rrëzimin e diktaturës, u bë një zë i shumë shqiptarëve që donin ndryshimin. Lëvizja Stundentore, Partia Demokratike e BSPSH janë tri motra të lirisë, sepse jemi të lidhur nga respekti i vlerave të përbashkta, puna, dinjiteti dhe liria, pasi edhe ne jemi sindikaliste kur luftojmë për këto vlera”.
Partia Demokratike vlerëson BSPSH, tha Basha, duke theksuar se “BSPSH mbron interesat e shqiptarëve, por sërsh ajo mbetet e fortë, ndonse mazhoranca e do atë të minimizuar dhe të zhdukur”. “Qeveria e ka zhytur vendin në krizë me rritje taksash, ndërsa programi ynë është shpëtimi i Shqipërisë, ndaj ne kemi nisur konsultimet për të kalkuluar mundësite reale për të rritur pagat. Ne do jemi krah BSPSH për të bërë të mundur që të arrijmë mirëqenie për shqiptarët dhe në zgjedhjet e ardhshme do të jemi aletë të vlerave”, tha Basha.