Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.05 ▲0.8%
ARI 4,534 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,926 ▲ +0.4% ETH $2,138 ▼ -0.01% XRP $1.3804 ▲ +0.63% SOL $86.8400 ▲ +2.01%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.05 ▲0.8 % ARI 4,534 ▼0.02 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.05 ▲0.8 % ARI 4,534 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Sporti

Zhvillimi i futbollit shqiptar, FSHF dhe “City Group” eksplorojnë mundësi bashkëpunimi

Drejtuesit e Akademisë “City Group” zhvilluan një vizitë në Federatën Shqiptare të Futbollit, në kuadër të eksplorimit të mundësive për bashkëpunim në funksion të zhvillimit të futbollit dhe rritjes së cilësisë në edukimin e trajnerëve.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, mirëpriti delegacionin në zyrën e tij, ku u zhvillua një shkëmbim i hapur idesh mbi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe perspektivat për rritjen e standardeve në këtë fushë.

Në vijim të vizitës, përfaqësuesit e akademisë zhvilluan një takim pune me Drejtorin Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, Koordinatorin e zyrës së Presidentit për çështjet sportive, Abdyl Kuriu, si dhe përfaqësues të Departamentit Teknik dhe të Edukimit.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi mundësitë e një partneriteti eventual, i cili do të synonte krijimin e urave të qëndrueshme bashkëpunimi përmes shkëmbimit të njohurive, eksperiencave dhe praktikave më të mira në fushën teknike.

Në këtë kuadër, u hodhën ide për iniciativa të mundshme, si angazhimi i trajnerëve të FSHF-së në rolin e lektorëve në aktivitetet e organizuara nga Akademia “City Group”, si dhe përfshirja e trajnerëve të akademisë në programet edukative të FSHF-së.

Gjithashtu, u diskutua mundësia e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta teknike dhe ndeshjeve miqësore ndërmjet ekipeve. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit të eksperiencave, ndërkohë që palët mbeten në fazën e diskutimeve dhe vlerësimit të mundësive konkrete për bashkëpunim në të ardhmen.

The post Zhvillimi i futbollit shqiptar, FSHF dhe “City Group” eksplorojnë mundësi bashkëpunimi appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.